Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar zyrtarisht ndaj kërcënimeve të bëra ndaj gazetarit të portalit TetovaSot, Nevrij Ademi, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe një kërcënim serioz ndaj lirisë së medias.
“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër çdo cenim të lirisë së medias dhe kërcënimet serioze ndaj gazetarit Nevrij Ademi, që raportimet e deritanishme i lidhin me persona të afërt me pushtetin.” thonë nga BDI.BDI shton se një shoqëri demokratike nuk mund të tolerojë presione mbi gazetarët.
“Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gazetarët dhe mediat është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave demokratike dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë.” thuhet në reagimin e BDI-së.
“BDI kërkon që organet kompetente të veprojnë menjëherë, të ndalin dhe ndëshkojnë autorët e këtyre veprimeve. Çdo neglizhencë institucionale e bën sistemin bashkëpërgjegjës.” përfundon BDI.