18.4 C
Tetovo
E hënë, 9 Qershor, 2025
BallinaOpinionRami Mislimi-editues i TS :Bilall Kasami, “Patrioti” që avancon 12 maqedonas dhe...

Rami Mislimi-editues i TS :Bilall Kasami, “Patrioti” që avancon 12 maqedonas dhe 1 shqiptar në Tetovë!

A është ky Bilall Kasami që po udhëheq Tetovën? Apo është thjesht një maskë patriotike për të avancuar maqedonas dhe për të ndëshkuar shqiptarët?

A është ky Bilall Kasami që shetiste me Lulzim Jasharin rrugëve të Tetovës vetëm për të u dukur patriot?

A është ky Bilalli që këndonte këngën e Adem Jasharit në Stamboll me flamur në dorë, e sot avancon 12 maqedonas në polici dhe 1 shqiptar?

A është ky ai që premtonte se rrugët e Tetovës do të mbanin emrat e Mujdin Aliut, UÇK-së, Adem Jasharit, Ismail Qemalit e Skënderbeut?

Apo është ai Bilalli tjetër, ai që bëri koalicion me Zoran Zaevin nën ombrellën e “МОЖЕМЕ”, dhe që u bë pjesë e pushtetit vetëm për interesa personale dhe eksperiment siç thoshte Adnan Azizi?

A është ky Bilalli që rrugëve të Tetovës ua la emrat e çetnikëve, si Video Smilevski Bato, organizatori i masakrës së Monopolit, që dha urdhra për të derdhur gjak shqiptar?

Unë them se është pikërisht ky i dyti.

Sepse vetëm me një Bilall si ky, ndodh që në Policinë e Tetovës të avancohen 12 maqedonas dhe 1 shqiptar.

Vetëm me një Bilall si ky, shqiptarët ndëshkohen edhe në ditën e Bajramit, ndërsa maqedonasit ngriten në pozita.

Vetëm me një Bilall si ky, Policia e Tetovës nuk është më për shqiptarët, por kundër tyre.

Sepse me SPB-në e Tetovës drejtuar nga familjarët e Bilallit, shqiptarët nuk mbrohen ata ndëshkohen dhe maqedonasit avancohen.

Ky është realiteti Bilall që s’mund ta fshihni më, tetovarët të kanë kuptuar!

Boll u bëne “patriot” me fjalë se çdo ditë po na nënçmon.

Tetovarët nuk ta falin!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments