Gjatë ditës në shumë media online po qarkullon një lajm në të cilin Arben Fetai po thirret në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë. Ndërkohë që këtë pozitë e mbanë ministri i ekologjisë, Izet Mexhiti.
Arben Fetai – zëvendëskryeministri i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë për një vit qeverisje me VMRO DPMNE-në nuk ka arritur asnjë gurë të vockël ta lëvizë nga rruga, e jo më të lufton krimin dhe korrupsionin për të cilin është i ngarkuar. Ai përveç se ka rrehatu katër – pesë persona në kabinetin e tij, nuk ka bërë asgjë më shumë.
Madje të gjitha resurset financiare të dikasterit të tij varen nga Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë. (PressOnline.al)
