2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShteti me 6.5 milion euro,para të popullit do të blejë aparate ...

Shteti me 6.5 milion euro,para të popullit do të blejë aparate bixhozi

Lotaria shtetërore e lojërave video të Maqedonisë do të marrë 1.500 aparate bixhozi me vlerë më shumë se 6.5 milion euro. Marrëveshja u nënshkrua në 2 janar 2020 me kompaninë Euro Games Technologies, me qendër në Sofje, Bullgari. VMRO-DPMNE akuzon qeverinë për blerjen e makinave të lojërave të fatit në vend që të kufizojë numrin e basteve dhe kazinove.

Sipas deputetit të LSDM-së, Dime Velkov, opozita po e akuzon atë pa asnjë bazë.

Deputeti i BDI, Rexhail Ismaili tha se një zgjidhje për problemin e lojërave të fatit mund të gjendet me mbështetjen e një projekt-ligji të vonuar për një kohë të gjatë në Parlament.

“Ligji është në proces, nëse kemi një konsensus për këtë ligj mund ta sjellim atë në seancën tjetër, nëse ka një propozim nga ligjvënësit-deputet mund ta vendosim edhe në një procedurë të shkurtër”, tha Rexhail Ismaili i BDI-së.

Në Kuvend, Ligji për lojërat e fatit është vonuar për më shumë se një vit. Lëvizja kundër lojërave të fatit ankohet se të zgjedhurit e popullit nuk kanë asnjë interes për zgjidhjen e problemit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments