Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkovka në Kuvend ka propozuar emërin e Trajko Slaveskit për Guvernator të ri të Bankës Popullore, transmeton TV21. Nga kabineti i presidentes Siljanovska theksojnë se përzgjedhja ka qenë e vështirë për shkak të cilësisë të dëshmuar të të gjithë kandidatëve.
“Ju informojmë se presidentja Gordana Siljanovska deri te Kuvendi ka dorëzuar propozimin e prof. dr. Trajko Sllaveski për Guvernator të ri të Bankës Popullore.Gjatë marrjes së vendimit, presidentja është udhëhequr nga ekspertiza dhe kompetencat, dinjiteti dhe integriteti, si dhe si dhe mundësia reale e emërimit të kandidatit.
Duam të theksojmë se përzgjedhja ka qenë e vështirë, duke pasur parasysh cilësinë e dëshmuar të të gjithë kandidatëve”, thonë nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova.