Një mega operacion i zhvilluar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane po zhvillohet prej mëngjesit të sotëm.
Operacioni i koduar “Ura” kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me urdhër të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Barit dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
Si rezultat i këtij operacioni janë lëshuar 52 urdhër-arreste midis Italisë dhe Shqipërisë për krime që variojnë nga trafikimi ndërkombëtar i sasive të mëdha të narkotikëve, deri te pastrimi i parave dhe shpërdorimi i detyrës.
Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.
Operacioni është pjesë e projektit më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias./vizionplus.tv