1.6 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZËDHËNËSI I LSDM-SË: JANË BËRË 300 AKTPADI PENALE KUNDËR KUADROVE TË VMRO-SË

ZËDHËNËSI I LSDM-SË: JANË BËRË 300 AKTPADI PENALE KUNDËR KUADROVE TË VMRO-SË

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov njoftoi se deri tani janë parashtruar 300 aktpadi penale kundër kuadrove të VMRO-së në nivel lokal, Ai tha se shumica e këtyre lëndëve janë bllokuar në labirintet gjyqësore.

Ai akuzoi se strukturat e “Gjyqësisë Svarovski” pengojnë drejtësi në çdo nivel dhe se kjo është edhe një dëshmi për nevojën e pastrimit dhe reformave në gjyqësi. Sipas tij, prokuroria dhe gjykatësit duhet ta rrisin efikasitetin dhe të veprojnë në lëndët e hapura.

“Proceset duhet të marrin epilog gjyqësor, drejtësia duhet zbatohet dhe çdo kush i cili ka kryer vepra penale duhet të përgjigjet. Neve na duhet gjyqësi që do të zbatojë drejtësi, dhe nuk do të vjetërsojë vepra dhe të pengojë drejtësinë”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments