Çmimet në markete po i thyejnë rekorde. Kemi çmime më të larta për së paku 10 deri në 20% për mishin, qumështin, djathit, kaçkavallin, vezët, orizin, kafenë në raport me javën e kaluar, kur përfunduan masat e Qeverisë për marzhe dhe çmime të ngrira. Janë shtrenjtuar edhe artikujt për higjienë si dhe fruta-perimet. Çmimi i qershive është 1.359 denarë për një kilogram, shalqiri 219 denarë për kilogram. Banania dhe molla kanë arritur deri në 100 denarë, limoni 150 denarë. Nga Lidhja e sindikatave thonë se kjo është e papërballueshme. Shporta me 63 produktet e tyre themelore, vetëm këtë javë është më i lartë për 1.000 denarë.
“Vlera e shportës minimale sindikale pas disa ditëve nga skadimi i masës është rritur rreth 1.000 denarë, që na tregon se nëse këto 63 produkte ushqimore themelore vetëm për disa ditë kanë ndryshim në çmim, flasim për ndryshim të çmimeve prej 20, 30, 50 dhe 70 denarë, atëherë çfarë mbetet me produktet tjera”, tha Sllobodan Trendafillov.
Thonë se çmimet rriten shumë shpejtë andaj pagat duhet menjëherë të rriten që të mund të përballohet kjo tronditje e çmimeve. Kërkojnë masa të menjëhershme nga Qeveria.
“Gjithë kohës vazhdimisht flasim se tregtarët nuk janë të drejtë dhe po e shfrytëzojnë çdo moment kur nuk ka mesa për të shpenzuar pagat e ulëta të punëtorëve”, deklaroi Trendafillov.