13.6 C
Tetovo
E mërkurë, 7 Maj, 2025
BallinaLajmeAkuzë ndaj 10 personave për keqpërdorime në REK Manastir

Akuzë ndaj 10 personave për keqpërdorime në REK Manastir

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka ngritur aktakuzë kundër 7 personave të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale si bashkëpunëtorë – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar me çka kanë dëmtuar buxhetin e Shoqërisë Aksionare EMV 2.9 milionë euro. Prokuroria ka ngritur akuza edhe kundër 3 zyrtarëve nga Byroja e Prokurimit Publik, të cilët, si bashkëpunëtorë në veprën penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë”, me mosushtrimin e mbikëqyrjes së duhur, vepruan qartësisht me neglizhencë në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tyre gjatë kryerjes së kontrollit administrativ të procedurës së prokurimit publik.

Prokuroria Themelore Publike

“Në mesin e personave të akuzuar për keqpërdorim, tre janë zyrtarë – anëtarë të Komisionit të Ekspertëve të autorizuar për vlerësimin e ofertave për një prokurim publik për përzgjedhjen e një kompanie për gërmimin e djerrinës në Kombinatin e Minierave dhe Eregjisë Manastir (REK Manastir), të cilët, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, morën vendim me të cilin në mënyrë të paligjshme e eliminuan ofertën e një operatori ekonomik nga vlerësimi i mëtejshëm. Edhe pse kompania paraqiti prova se i plotësonte kërkesat e aftësisë teknike dhe profesionale nga dokumentacioni i tenderit, ata sërish i vlerësuan provat e tilla si të papranueshme dhe e refuzuan ofertën”.

Sipas Prokurorisë, tre anëtarë të komisionit për prokurime publike për zbatimin e procedurës së hapur për prokurim publik e pranuan këtë mendim të ekspertëve edhe pse ishte në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe në ankandin elektronik i ftuan vetëm dy operatorë të tjerë ekonomik të cilët kishin ofruar çmime fillestare më të larta nga kompania e eliminuar.

Prokuroria Themelore Publike

“Drejtori i akuzuar i REK Manastir e pranoi propozimin për përzgjedhjen e ofertës më të volitshme të përmbajtur në Raportin e Komisionit për Zbatimin e Prokurimit Publik, edhe pse ai ishte në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik, dhe më 03.10.2022, ai lidhi një marrëveshje për Punime eksploruese investuese në Minierën Brod Gneotino me RUD-KOP import-eksport DOOEL Manastir në shumë prej 708 milionë denarë me TVSH. Pastaj, në shtator të vitit 2023, drejtori lidhi një aneks të kontratës me të cilën e rriti vlerën e prokurimit publik me 20% shtesë, ose 120 milionë denarë, duke vepruar kështu në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, sepse më parë nuk kreu një analizë shtesë të efektivitetit të kostos dhe nuk siguroi fondet e nevojshme, të cilat sipas dispozitave ligjore duhej të ishin siguruar plotësisht para lidhjes së kontratës”.

Prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës Themelore Manastir propozim për konfiskimin e përfitimit pasuror të fituar në mënyrë të kundërligjshme në shumën prej mbi 178 milionë denarësh apo 2.9 milionë euro e cila është paguar personit juridik RUD-KOP import-eksport DOOEL Manastir.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments