www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
As edhe një komunë ku kryetarët u janë zgjedhur me votat shumicë popullatë shqiptare në RMV .nukbënëpër këto4 vite as edhe një subvencion për qytetarët nga buxheti i komunës.Komuna Qendër Shkup hë për hë me një gurë rrëzon dy punë,bën subvencionim për gjithë ata qëi përkasin kësaj komune dhe brenda vitit 2025 arrijnë moshën madhore -pra mbushin 18 vjet. Dhe e dyta mobilizon auto shkollat të kenë më shumë punë sepse paratë do tu shkojnë direkt auto shkollave …Ide mbase e realizuar me votim Këshillin Komunal…asgjë kundërligjore…Por jo vetëm kjo ide …u realizuan nëpër shumë komuna në Shkup këndej Vardarit si Lagja Aerodrom,Karposh etj subvencione për trotinete me rrymë,pagesa për fillestar në shkolla fillore,(libra,çanta etj ) etj,edhe nëkomuna tjera si në Kumanovë,Kavadar ,ndërsa në Strumicë mbi 100 -shtëpia sociale …porosia e fundit aludon që të votohet mbase në zgjedhje mu ky kryetar zemërgjërë…mos flasim për mëditje një ditore nga Komunat për ata qytetarë,që buxhetin familjarë e kanë katastrofal…dhe raste ekstreme sociale…Çfarë ndodh me komunat ku kryebashkiakët janë shqiptarë…As edhe njëri nuk e bëri sefte për 4 vite ta lagë me ndonjë subvencion .për shkak se gravitojmë në Tetovë dhe jemi taksapagues të kësaj komune do ndalemi pak …Kryetari Bilall Kasami jo vetëm që nuk ndan subvencione por nuk i pranon qytetarët edhe në takim të enjteve ankohen qytetarët e Lagjes mbi Arabati për www.telegrami.mk…e mos flasim për mëditjet një ditore të rasteve sociale…SUBVENCIONET shto li beshe toa ….Mos i kallxoni Bilall Kasamit -preket,se Komunat tjera në Maqedoni të veriut ,po gjejnë hapsira ligjore…nuk thash gjë për Monopolin,as për dy a tre katshet mbi lejet e dhëna sepse edhe aty mblidhet buxheti …pastaj lavdrohet se ka zvogluar borxhin …www.telegrami.mk

=======================================================================
Lajmi aktiv që qarkullon
Kryetari i bashkisë Qendër (Centar) -SHKUP,Goran Gerasimovski informoi se është në proces një thirrje publike për ndarjen e subvencioneve në vlerë prej 10 mijë denarësh për dhënien e provimit të shoferit për të gjithë të rinjtë që do të mbushin 18 vjeç këtë vit. Ai theksoi se dhënia e provimit të drejtimit është e detyrueshme për të gjithë ata që duan të drejtojnë një automjet, dhe Komuna Qendër i ndihmon të rinjtë të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth drejtimit të sigurt dhe edukim rreth rregullave të trafikut nga instruktorë me përvojë.”Siguria në trafik fillon me njohuritë dhe ndërgjegjësimin e secilit individ. Dhënia e një provimi për drejtim automjeti nuk është vetëm një formalitet – është trajnim që i mëson të rinjtë se si të marrin vendimet e duhura gjatë drejtimit, të respektojnë pjesëmarrësit e tjerë dhe të reagojnë me qetësi në çdo situatë. Me këtë subvencion, ne jo vetëm që po lehtësojmë barrierën financiare, por po investojmë edhe në shoferë të ndërgjegjshëm dhe të përgatitur në aspektin arsimor. Drejtimi i përgjegjshëm shpëton jetë, dhe për këtë arsye çdo i ri që dëshiron të drejtojë një automjet duhet të fillojë me trajnim cilësor. Vetëm në këtë mënyrë do të krijojmë rrugë më të sigurta dhe një kulturë më të mirë trafiku për të gjithë. U bëj thirrje të gjithë të rinjve që do të mbushin 18 vjeç këtë vit dhe kanë jetuar në territorin e Qendrës për të paktën një vit të aplikojnë për subvencion”, thotë Gerasimovski.Gjatë aplikimit për subvencion, palët e interesuara duhet të paraqesin një kërkesë për subvencion për dhënien e provimit të drejtimit të kategorisë B në autoshkollat në zonën e Komunës Qendër, një kopje të kartës së identitetit, një kopje të llogarisë transaksionale (aplikanti duhet të ketë një numër tatimor nga DHP-ja për qëllime të pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale), dëshmi për pagesën e bërë në autoshkollë dhe dëshmi se autoshkolla është e regjistruar në zonën e Komunës Qendër.Kërkesat me dokumentacion të plotë dorëzohen në arkivin e Komunës Qendër-Shkup, hangari nr. 6, nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Pas dorëzimit të dokumenteve, aplikantët do të njoftohen për numrin e aplikimit dhe subvencionin.Thirrja publike do të zgjasë deri në shterimin e mjeteve të parashikuara në Buxhetin e Komunës Qendër, përkatësisht deri më 31.12.2025. E drejta për subvencion është një grant i vetëm një herë.
linku për konkursin