Arben Taravari tha se, VLEN sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohet të jetë në qeveri por siç tha, kjo nuk i pengon ASH-së, por duken keq nga jashtë.
“Unë e shoh se VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohet të jetë në qeveri. Nëse është kusht ky, neve nuk na pengon aspak, le të vazhdojë, le të rrinë, por duken keq prej përjashtë dhe lënë përshtypje shumë të keqe. Për neve nuk ka asnjë problem, nëse është ky kushti, me kënaqësi do ta pranojmë”, tha Taravari.