15.4 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajmeQoku i reagon Taravarit: Dikush duhet të jetë servilosur mbrëmë në takim,...

Qoku i reagon Taravarit: Dikush duhet të jetë servilosur mbrëmë në takim, që të mbetet në qeveri

Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit, i cili dje tha se “VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohet të jetë në qeveri”. Në një deklaratë për TV21, Qoku duke komentuar takimin e djeshëm mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Taravarit, tha se “Dikush duhet të jetë servilosur mbrëmë në takim, që të mbetet në qeveri”.“Është pak e habitshme ideja e Taravarit që të mbetet në qeveri, sepse ai sapo tha që VLEN-i serviloset, kështu që dikush duhet të jetë servilosur shumë mbrëmë në takim që të ngel në qeveri, sepse flasim për një kryeministër i cili për Arben Taravarin ka qenë shumë i mirë, ndërsa si VLEN ka qenë sevilosje dhe parti që rri me zor dhe i bën përshtypje të keqe në publik, ndërsa z.Taravari ende është ministër i VLEN-it, pra këtë detyrë si ministër dhe si përfaqësim të qeverisë e ka në kuadër të VLEN-it dhe falë VLEN-it. Kështu që kur flet për servilosje, duhet të flasë edhe për vetën e tij, sidomos nga rrjedha e takimit të djeshëm, kur është marrë vendimi nga kryeministri, pra që të ngelet, që të vazhdojë në qeveri, në të cilën ai nuk është lindur”, tha Qoku për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments