13.2 C
Tetovo
E diel, 4 Maj, 2025
BallinaLajmePunësimi në të zezë mund t’ju çojë në burg – inspektorati i...

Punësimi në të zezë mund t’ju çojë në burg – inspektorati i punës jep paralajmërimin e rreptë!

Edhe pse nuk ekziston një evidencë, në Maqedoninë e Veriut shumë punëtorë që angazhohen për kryerjen e punëve të ndryshme nëpër shtëpi apo vila, ofrojnë shërbime pa i respektuar kushtet e parashikuara me ligj, siç janë kontrata dhe regjistrimi në agjencinë për punësim.Inspektorati i punës paralajmëron qytetarët se ky angazhim është në të zezë dhe në rast të një vdekjeje apo lëndimi, përgjegjësia bie ndaj personit që e angazhon atë dhe ndaj tij mund të ngritet kallëzim penal dhe punëdhënësi mund të përfundojë në burg.

“Ekziston një numër i madh i punëdhënësve, ata që punojnë punë individuale, të cilët në rast të aksidentit, respektivisht nëse vdesin në vendin e punës tentojnë që ta fshehin dhe nuk i njoftojnë organet kompetente se ai ka vdekur në vendin e punës. Kjo i bie se të gjithë punëtorët që kanë bërë punë në të zezë, respektivisht është paraparë që është bërë në sektorin e bujqësisë atëherë i bie që numri të jetë më i madh. Duhet të ngritet vetëdija, në rast të një fatkeqësie përgjegjësia është e madhe, mund të ngritet kallëzim penal dhe punëdhënësi mund të përfundoj në burg”, tha Lulzim Farizi, Inspektorati i punës.

Farizi nënvizon se pavarësisht, nëse bëhet fjalë për person fizik që ofron shërbime të ndryshme, ai është i obliguar që të ketë të regjistruar një subjekt juridik, që puna të konsiderohet e lejuar.

Nga ana tjetër edhe Shoqata për Mbrojtje në Punë nënvizon se nuk duhet të ekzistojë punë në të zezë dhe autoritetet të marrin masa për futjen në sistem edhe të personave që punojnë në mënyrë të pavarur.

“ Megjithatë aludojmë që të mos ekzistojë punë në të zezë, të gjenden masa në Qeveri, zanatxhinjtë zakonisht u ndihmojnë atyre punëtorëve, të gjendet mënyrë të bashkohen dhe të mos jetë që secili të bëjë çfarë të dëshirojë, disi të unifikohen dhe normalisht të futen në sistem edhe ata persona që punojnë në mënyrë të pavarur”, tha Sllavica Jankova, përfaqësuese e Shoqatës për Mbrojtje në Punë.

Nga Inspektorati i punës thonë se krahasuar me vendet evropiane, në Maqedoninë e Veriut ka numër shumë më të madh të lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës. Ditë më parë Shoqata për mbrojtje në punë, publikoi raportin vjetor për vitin 2024, ku në aksidentet nëpër vendet e tyre të punës, jetën e kanë humbur 17 persona. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments