7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: VMRO-DPMNE e ka keqpërdorur ligjin për lustrim

LSDM: VMRO-DPMNE e ka keqpërdorur ligjin për lustrim

VMRO-DPMNE ka porositur procese të lustrimit sipas dëshirës dhe e ka keqpërdorur ligjin, për atë është kundër shkatërimit të lustrimit dhe për atë do të humb më 12 prill.

Bllokimi i propozim-ligjit për shkatërim të lustrimit nga ana e VMRO-DPMNE-së konfirmon se në këtë parti asgjë nuk ka ndryshuar.

Hristijan Mickoski dhe një pjesë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në vend të distancimit, dolën në mbrojtje të keqpërdorimeve brutale të procesit të lustrimit pas të cilave është fshehur familja politike dhe me motivim kriminel të regjimit.

Dhe në vend që Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE të distancohen nga gabimet dhe veprat e Nikolla Gruevskit, ndodh e kundërta ata i mbrojnë dhe i ruajnë.

Edhe një dëshmi se VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Mickoski është menaxhuar nga Gruevski në Budapest. Akoma është regjimi i njëjtë i pareformuar i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE e ka keqpërdorur lustrimin për qëllime personale, partiake dhe politike. Këto konfirmohen nga materialet e përgjuara, ku funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, midis të cilëve Milloshovski, Jankullovska, Gruevski i porositën proceset e tyre të lustrimit sipas dëshirës.

Llogaritja brutale me kundërshtarët dhe shkelësit e ligjit për lustrim, të cilat me vetëdije i ka zbatuar VMRO-DPMNE dhe familja janë të turpshme dhe të palejueshme, ajo padrejtësi duhet të rregullohet.

Vendimi i ri i propozuar nga ana e VMRO-DPMNE-së është largimi i pasojave të dëmshme për personat të cilët ishin viktimë e këtyre procedurave para Komisionit për verifikim të fakteve, para gjykatave kompetente dhe para organeve tjera, dhe për personat e dëmtuar nga aktet dhe veprimet e cituara, parashikohet kompensim i dëmit.

VMRO-DPMNE mbetet në anën e padrejtësisë, për atë më 12 prill do të durojë mposhtje të fuqishme nga qytetarët.

Qendra për komunikime me opinionin të LSDM-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments