10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdotja, Kërçovë/ Fatmir Limani demanton ashpër ministrin Kreshnik Bekteshi

Ndotja, Kërçovë/ Fatmir Limani demanton ashpër ministrin Kreshnik Bekteshi

Ndotja e ajrit në Kërçovë nga ana e T.E.C Osllome ka tensionuar atmosferën brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kështu misitri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi ,në pyetjen e gazetarit të in7 në lidhje me këtë problematikë thotë se nuk mund të intervenohet përmes buxhetit të shtetit tek shoqëritë aksionare, pasi ata nuk bëjnë pjesë në kuadër të buxhetit të shtetit, e njëjta gjë ven edhe për termoelektranën në Osllomej, përcjell in7.

“Sa i përket amandamenteve të propozuara nga ana e opozitës, unë kam pas debate me ta për këtë, por duhet marrë parasysh se nuk mund të dorëzohen amandamente për shoqëri aksionare që nuk janë në kuadër të buxhetit të qeverisë, sa i përket centralene të Maqedonisë së Veriut e kanë buxhetin e veçantë, duke përfshirë këtu edhe ndërmarrjet publike, pra duhet që qytetarët të kenë të qartë procedurat se si funksionon shteti, andaj amandamenti për atë çështje nuk mund të dorëzohen në propozim buxhete të ndryshme, kjo është mungesë e dije, po njëkohësisht edhe manipulim i drejtëpërdrejtë i opinionit, pra SH.A. Centralet e Maqedonisë së Veriut nuk është në kuadër të buxhetit të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë minstri ,Kreshnik Bekteshi për in7.

Pas këtij prononcimi i menjëhershëm ka qënë reagimi edhe i zëvendës drejtorit të Korporatës “Elem”, e cila menaxhon me TEC ‘Osllomej’,Fatmir Limani nga BDl, i cili përmes rrjetit social Facebook ashpër i është kundërpërgjigjur deklaratës së ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Nuk është Qeveria kompetente, për T.EC OSLLOME !!!
Do ta shohim në ditët në vazhdim…., sidomos këtë herë do të shohim dhe do ta ndjeni thellë se kush është kompetent…

1. Themelues i Ndërrmarrëjes Centralet Elektrike të këtijē vendi është Qeveria…
2. Qeveria menagjon me buxhetin e Korporatës CEMV (ELEM)..
3. Në kuadër të Ministrisë së Ekologjisë ekziston Inspektorati, për dhënien leje të Centraleve, pasi pajis me leje ekologjike, të cilat japin rezultate se plotësojnë kushte ekologjike në përputhje me ISO Standardet…
4. Këshilli Mbikëqyrës (që është nē përbërje të anëtarëve të Qeverisē), kontrollon Këshillin drejtues të ESM (ELEM)…etj, etj…
Edhe unë, si Zv. Drejtor kam përgjegjësi, kompetenca…etj…
S’ka ku ikim nga përgjegjësia …, por nuk lejojmë që edhe dikush të gjuaj gurin e të fshehi dorën…

Me kërkesën e qeverisë ESM (ELEM) ndau mjete në vlerë 10.000.000 (dhjetë milion) €, për Invertorë…Komunave.., Kërçovë, Manastirë…etj., atëherë si ishte kompetente që tē kërkojē mjete…?!
Ministria e Ekonomosë dirigjon me resurset energjetike…, s’ka pse bëhet përpjekje, për ikje nga përgjegjësia e ndotjes… Dhe në anën tjetër tē përvetësohen projektet e realizuara nga ESM…

“Themelues i Ndërrmarrëjes Centralet Elektrike të këtijē vendi është Qeveria dhe se Qeveria menaxhon me buxhetin e Korporatës CEMV (ELEM)”.

Ndotja, Kërçovë/Limani demanton ashpër ministrin Bekteshi
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments