10.1 C
Tetovo
E hënë, 28 Prill, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi-kryetar i PDK-së: Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin,Albin Kurti...

Memli Krasniqi-kryetar i PDK-së: Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin,Albin Kurti po sakrifikon Albulena Haxhiun

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të ditur këtë fakt ishte numri dy i LVV, Glauk Konjufca, nga foltorja e kuvendit.

Albulena Haxhiu ka marrë sërish vetëm 57 vota pro, nga 61 vota të nevojshme për të marrë këtë post. Kundër saj votuan 41 deputetë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, ndërkaq, tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan sërish.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se “insistimi arbitrar i Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun po pamundëson që të lëvizet nga ky pozicion”.

Krasniqi tha se nuk ka vota për Albin Kurtin kryeministër, dhe sipas tij, Kurti “po e sakrifikon Albulena Haxhiun”.

Hykmet Bajrami, e cila është propozuar si shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se partia fituese e zgjedhjeve nuk mund të imponojë votën për në Kuvend. Sipas saj, institucionet konstituohen me marrëveshje politike, mirëpo LVV-ja po insiston t’i marrë të gjitha pozitat institucionale pa e pasur shumicën në Kuvend.

Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se zgjedhjet janë skenari i fundit, megjithatë ai u shpreh se janë të gatshëm. Pas dështimit të përpjekjes së shtatë për konstituimin e Kuvendit, ai tha se sot “pati progres dhe rënie të votave kundër për kryeparlamentare”.

Në seancën e sotme, deputetët duhej t’i emëronin kryetarin dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që ta konstituonin Kuvendin e Kosovës përfundimisht. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e qeverisë së re.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse. Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments