17.5 C
Tetovo
E enjte, 24 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBDI: Eksperimenti do të dështojë – bashkë me ata që e zbatojnë

BDI: Eksperimenti do të dështojë – bashkë me ata që e zbatojnë

Përfaqësues të koalicionit LEN, i cili me vetëm 9 deputetë ( 1.3% të deputetëve) pretendon të përfaqësojë mbi 29% shqiptarë në institucione, vazhdojnë të relativizojnë bashkëpunimin e tyre të mëhershëm me partitë maqedonase, duke e quajtur atë “eksperiment që nuk funksionoi”.

Por problemi nuk qëndron tek një eksperiment i dështuar politik. Problemi është se kjo qasje e eksperimentimit me shqiptarët po vazhdon – me pasoja reale dhe të rrezikshme.

Historikisht, regjimet më represive në rajon, veçanërisht ai i Millosheviqit, kanë përdorur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si inkubator për të testuar politika ndaj “çështjes shqiptare”.

Dhe ajo që dikur vinte nga jashtë, sot po zbatohet nga brenda – me shqiptarë që heshtin ose bashkëpunojnë në kurriz të të drejtave kolektive të popullit të vet.

Sot jemi dëshmitarë të një vale të re eksperimentimesh:

• A është eksperiment përpjekja për të normalizuar një qeveri pa shumicë shqiptare, pa mandat dhe pa përfaqësim të drejtë?
• A është eksperiment vendosja e një eksponenti pro-rus si Stoilkovic në krye të Marrëveshjes së Ohrit?
• A ishte eksperiment manipulimi i rezultateve të regjistrimit të popullsisë, përjashtimi i diasporës dhe ulja e përqindjes së shqiptarëve nga 29.3% në 24.5%?
• A është eksperiment sfidimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët në Gjykatën Kushtetuese, për të parë sa do të heshtin shqiptarët?
• A është eksperiment heqja e mekanizmit të balanserit dhe lënia e institucioneve në mëshirën e ministrave dhe drejtorëve me qëndrime antishqiptare?
• A është eksperiment që inspektorët për gjuhën shqipe nuk marrin rrogë për muaj të tërë, me qëllim që të dorëhiqen dhe të zhbëhet mekanizmi i zbatimit të ligjit?

E gjithë kjo nuk është as gabim, as rastësi.
Është një model: të testosh kufirin e pranueshmërisë së shqiptarëve.

Por e vërteta është se ndërkohë që po përpiqeni të eksperimentoni me shqiptarët, vetë jeni bërë eksperiment i një boshti hibrid politiko-oligarkik – një koalicion interesi dhe agjendash të errëta që po ju përdor për të zhbërë sistemin e ndërtuar mbi barazi dhe bashkëjetesë.

Ky eksperiment do të dështojë.
Ashtu siç kanë dështuar të gjithë të mëparshmit.

Por kësaj radhe, do të dështojë bashkë me ju.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments