Gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë kontrolle të jashtëzakonshme janë kryer nga shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) para festave të Pashkëve.
“Në 16 operatorë, nga kontrollet u konstatua se kërkesat higjienike për sigurinë ushqimore dhe kushtet teknike në ambiente ishin të pakënaqshme. 4 prej operatorëve nuk kanë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve ose kanë pasur karta shëndetësore të skaduara. Pesë nga operatorët nuk ishin të regjistruar si operatorë të ushqimit në AUV, dhe tetë u gjetën se kishin produkte të etiketuara në mënyrë jo të duhur”, njoftojnë përmes një kumtese nga AUV.
Për mospërputhjet e konstatuara ndërmjet kategorive të ndryshme të operatorëve ushqimorë, janë nxjerrë 44 vendime për largimin e tyre.
“Për vendosje të ushqimeve të pasigurta në treg dhe konstatuar mospërputhje të përmasave më të mëdha janë shqiptuar 30 gjoba në vlerë prej 25.400 euro. 1740 kilogramë ushqime të pasigurta u shkatërruan në mënyrë të padëmshme”, thonë nga AUV.