12.7 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaSportReagojnë Agim Kasapolli, Kamber Demaj, Enver Hajredini e shumë të tjerë në...

Reagojnë Agim Kasapolli, Kamber Demaj, Enver Hajredini e shumë të tjerë në rastin e Mirsad Krasniqit! 

Legjendat e sportit të Kosovës, si Agim Kasapolli, Kamber Demaj, Enver Hajredini etj, komentojnë rastin e legjendës e ish mundësit të mirënjohur Mirsad Krasniqi, i cili është lënë në harresë nga shoqëria.

Mundës i shkëlqyeshëm i gjeneratës së artë të viteve të 80-ta, mundësi i parë i KM Prishtina dhe asistent i trajnerit të miërnjohur Mentaz Allajbegu.

Emri i madh i sportit sot siguron ekzistencën përmes një tezge duke shitur libra në qendër të Prishtinës.

Kamber Demaj

Legjenda e komentimit dhe e basketbollit, Agim Kasapolli, ish selektorit më të suksesshëm të kombëtares së Kosovës në basketboll, ka komentuar rastin e legjendës Mirsad Krasniqi. 

“Mirsadi ishte njëri prej mundësve më të mirë që pati Kosova, sportist për lakmi, njeri i urtë dhe bujar, virtyti ma i madh i tij ishte dhe është modestia që e ka. 

Enver Hajredini

Njerëzit e tillë janë qëllimisht të harruar ndërsa ata qe i kanë zënë vendet në këtë federat janë shumica antivlerë e sportit. Mirsadi meriton të jetë i pari i federatës, duke marr parasysh vlerat profesionale dhe sidomos ato njerëzore.

Si njeri i kësaj lamie sa herë kaloj pran tavolinës së tij ku shet libra, krenohem me punën e tij, mirëpo shumë më tepër Mirsadi sot i duhet sportit të mundjes në Kosovë sepse sukseset e tija, nuk mund të krahasohen me rezultatet tejet të dobëta në 25 vitet e çlirimit të kësaj federate.

Sukseset e mëdha të Mirsadit, në garat e ish Jugosllavisë dhe në ato nderkombëtare janë të pamohueshme dhe suksesi i tij zë vend në analet e sportistit kulminant të vendit tonë. Prandaj kokën lartë Mirsad, drejtësia vonon por…”, ka komentuar Kasapolli.

Kamber Demaj, legjenda e sportit tonë.

Demaj ish bilderi i mirënjohur, ka komentuar me krenari për Mirsad Krasniqin. 

“Mirsad Krasniqi ishte ndër antarët e parë të klubit të mundjes Prishtina të udhëhequr nga trajneri legjendar i mundjes prof. Mentaz Allajbegu.

Mirsadi përveç që ishte mundës i suksesshëm, ishte edhe ndihmëstrajner i z. Allajbegu, kurse sot është i lënë në mëshirën e kohës, duke shitur libra nëpër rrugët e Prishtinës. Ok, nuk është turp të shitesh libra, por nuk është profesion i tij.

Sporti në Kosovë udhehiqet nga njerëzit që nuk njihen për ndonjë sukses, e Mirsadi një ish sportist i suksesshëm, i urtë dhe shumë i sjellshëm, ndërsa i sheh askushat duke udhëheq sportin. Sportë në Kosovë është më së paku sport”, ka komentuar Demaj.

Legjenda e boksit Enver Hajredini aktualisht trajner i shquar i notit, e ka përmbyllur me dy fjalë komentin e tij:  Respekt për Mirsadin. Po kështu e ka shoqëria e jonë.

Të harron sa çel e mshel sytë”.

Ka shumë reagime tjwra, si nga legjendat e boksit Sami Buzolli, Afrim Majanci, Shefki Bogujevci, ish gyjqtari i njohur i futbollit Nysret Prekazi, legjendat e futbollit Ibrahim Domi, Shefqet Kurti, legjendat e karatesë Ylber Syla, legjenda e volejbollit Fejzullah Ademi etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments