12.7 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPas Taravarit, a do të largohet edhe Afrim Gashi nga VLEN? Ja...

Pas Taravarit, a do të largohet edhe Afrim Gashi nga VLEN? Ja kush hedh dyshime

Pas largimit të Arben Taravarit nga koalicioni opozitar VLEN, vëmendja politike është kthyer te Afrim Gashi, i cili mund të trondit opinionin me veprimin e tij për të qëndruar ose për t’u bashkuar me radhët e BDI-së.

Gazetari Rami Mislimi ka publikuar dy ditë me radhë në Facebook disa imazhe të Afrim Gashit me një zemër blu – simbol i përhershëm i BDI-së. Ky detaj ka ndezur spekulimet se Gashi mund të braktisë VLEN-in për t’u kthyer në Frontin Europian. Nga zyra e Afrim Gashit nuk ka ndonjë reagim zyrtar për lëvizjet e tij eventuale, ndërsa aktorët e tjerë për të ardhmen e koalicionit opozitar mbeten në pritje. Analistët politikë vërejnë se largimi i një tjetër emri të rëndësishëm si figura e Afrim Gashit do të dobësonte ndjeshëm pozicionin e VLEN-it në zgjedhjet lokale që afrohen. Nga ana tjetër, sot lideri i BDI-së theksoi se mbetet në komunikim të mirë me Arben Taravarin dhe Ziadin Selën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments