17.9 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeTragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vdekur dhe 8 të lënduar në...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vdekur dhe 8 të lënduar në një aksident komunikacioni

https://tv21.tv/tragjedi-ne-rrugen-kercove-gostivar-3-te-vdekur-dhe-8-te-lenduar-ne-nje-aksident-komunikacioni

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar gjegjësisht në fshatin Trapçindoll ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku jetën e kanë humbur 3 persona, ndërsa 8 persona janë lënduar, shkruan TV21.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments