7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovaSot / Emrat që Sela i fshin nga “lista”.Cili politikan do fshihet...

TetovaSot / Emrat që Sela i fshin nga “lista”.Cili politikan do fshihet së shpejti nga ai?!

Koment:Tetova sot

Te ASH ekziston UNË dhe pastaj të tjerët.Ky mentalitet është i bartur ,nuk ndryshon dhe faji është gjithnjë gjetkë .

Sela kërkon t’i drejtojë shqiptarët por nga lista e bashkëveprimit politik me të ka fshirë shumë njerëz.

Kreu i ASH I quan vlera e votës shqiptare vetëm ata liderë partie opozitare që i konvenojnë dhe më pas i djeg politikisht në rrugëtimin e tij politik .Kur janë me të i quan vlera dhe më pas dihet çfarë etiketimi marrin . Për Selën nuk vlen më filozofia e Arbër Xhaferit.E ka fshirë moti atë nga fjalori i tij ose e përmend rrallë diku.Në fillim çdo e dyta fjalë ishte Arbër Xhaferi përmes të cilit donte t’ia merrte njerëzit PDSH -së dhe që sot as një lutje te varri heziton t’i bëjë,asnjë lule nuk e vendos më aty.Kur e pa se përmes Arbërit nuk e merr dot PDSH në e vërtetë , hoqi dorë.

Më pas nisi gjuetia e tij tek RDK me shëtitjet e tij të “Guliverit ” me Vesel Memedin në diasporë.Edhe me të u prish.Një tjetër fajtor në listën e gjatë të Selës.
Ku i tretën gjithë ato fjalime pompoze për shqiptarët në migrim , askush nuk e di.Në fund Sela mbeti sërish i miri dhe Vesel Memedi mbaroi si mos më keq në listën e Selës që sot as nuk e përmend që me RDK në e tij opozitare të bëjë koalicion.Pse?!

Gjuetia e tij vazhdoi përmes Gëzim Ostrenit .Nuk e përmend më askund .U “tret”edhe një emër tjetër politikani që ishte i mirë vetëm kur ishte me Selën duke e ditur se me BDI në Ostreni ishte gjithë jetën.E dinte këtë por i duhej në koalicion.
Për historinë me Thaçin e dijnë të gjithë por për Selën ishte një tjetër emër i fshirë nga lista e gjatë e tij.Të gjithë të këqinj e antikombëtarë,vetëm Sela një shqiptar i madh.

Pastaj u shfaq Blerim Reka emrin e të cilit Sela nuk e ka përmendur më pas zgjedhjeve Presidenciale.Nuk e dijmë misterin e kësaj.Ndoshta edhe një emër i fshirë?!

Së fundmi kanë mbetur edhe dy emra liderësh që i kërkon në një koalicion opozitarë .Ditët në vazhdim ka të ngjarë të tregojë emrin e cilit do fshijë nga lista Zijadin Sela që kërkon unitet dhe vetë nuk e ka atë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments