18 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeDimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

Pasi Arben Taravari vendosi që Aleanca për Shqiptarët të ketë listat e veta për këshilltarë në zgjedhjet lokale dhe informacionet se ka pasur bisedime me opozitën shqiptare gjegjësisht BDI-në, Lëvizja ZNAM e Maksim Dimitrievskit tha se për ta është e papranueshme që dikush nga koalicioni qeverisës të bashkëpunojë me BDI-në.

“Kushdo që bashkëpunon pas dyerve të hapura apo të mbyllura me BDI-në, fatkeqësisht ende të pareformuar, është e papranueshme që ne të jemi pjesë përbërëse e partneritetit në të cilin marrim pjesë, por gjithsesi koha do ta tregojë. Të tilla trazira politike ndodhin në periudhën parazgjedhore dhe besoj dhe pres që ato të tejkalohen në kuadër të atij koalicioni”, theksoi kreu i ZNAM, Maksim Dimitrievski për Sitel.

Sipas tij, tronditjet e fundit në VLEN nuk janë kërcënim për koalicionin qeverisës.

“Qeveria është, ka qenë dhe besoj se do të jetë stabile me vetë faktin se në qeveri marrin pjesë ZNAM dhe koalicioni VMRO-DPMNE. Vetë numri konfirmon se kemi një shumicë stabile prej 64 deputetësh dhe po ashtu deputetë në koalicion që e mbështesin qeverinë”, thotë Dimitrievski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments