9.5 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Prill, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Mbi 17 milionë € investim! Do të ndërtohet deponi moderne...

Izet Mexhiti: Mbi 17 milionë € investim! Do të ndërtohet deponi moderne në rajonin e Pollogut

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin për ndërtimin e një deponie moderne në rajonin e Pollogut. Mexhiti thotë se investimi do të kapë vlerën e 17 milionë eurove.

Njoftimi i Mexhitit:Ditë historike: Deponi moderne për një Pollog të pastër!

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave.

Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet.

Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane.

Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe:

•Ndërtimin e 5 stacioneve të transportit

•Sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja

•Krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve

Nuk po investojmë në thjesht në një deponi, por ky projekt është një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e gjelbër të qytetarëve tanë!!!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments