6.1 C
Tetovo
E diel, 13 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaA po fiton me të vërtetë SHBA dy miliardë dollarë në ditë...

A po fiton me të vërtetë SHBA dy miliardë dollarë në ditë nga tarifat?

Presidenti Donald Trump po justifikon tarifat e reja duke pretenduar se SHBA është viktimë e “tregtisë së padrejtë” dhe tani më në fund po “bën një pasuri” falë tarifave të importit që ka vendosur në mbarë botën, nga Kina në Evropë. Trump njoftoi sot se po ndalon tarifat për të gjithë për 90 ditë, përveç Kinës.

Sa të vërteta ka në pretendimet e tij? BBC Verify analizoi disa nga deklaratat kryesore të presidentit amerikan dhe zbuloi se shumë thjesht nuk durojnë.“Ne po bëjmë një pasuri, dy miliardë dollarë në ditë”, tha Trump të martën, duke iu referuar politikës së tij të re tarifore. Por të dhënat zyrtare nuk e konfirmojnë këtë pretendim.

Departamenti Amerikan i Thesarit publikon çdo ditë se sa para mbledh qeveria federale nga tarifat. Sipas raportit të 7 prillit, ku përfshihen edhe të ardhurat nga detyrimet doganore të futura më parë, atë ditë kanë hyrë në arkën e shtetit 215 milionë dollarë. Pra, më shumë se nëntë herë më pak se sa pretendon Trump.Është e mundur që Trump të mbështetet në parashikimet për të gjithë vitin. Për shembull, vitin e kaluar, SHBA importoi mallra me vlerë rreth 9 miliardë dollarë në ditë. Disa analistë kanë llogaritur se norma mesatare e tarifave, bazuar në masat e Trump deri më 2 prill, është rreth 22%. Nëse kjo normë zbatohet për të gjitha importet, në të vërtetë arrin një shifër prej dy miliardë dollarësh në ditë.

Por kjo është një përllogaritje teorike që nuk merr parasysh se si tarifat ndikojnë në vëllimin e tregtisë – i cili mund të reduktohet, gjë që ul automatikisht të ardhurat nga tarifat.Shifra e Trump mund të vijë edhe nga deklarata e këshilltarit të tij Peter Navarro, i cili tha më 6 prill se tarifat do të sjellin 700 miliardë dollarë në vit. Kur kjo shumë pjesëtohet me 365 ditë, arrijmë në llogaritjen ditore të Trump. Por analistët e quajtën vlerësimin e Navarro-s “jorealisht të lartë”.

BBC Verify i kërkoi Shtëpisë së Bardhë prova për të mbështetur shifrat e Trump, por në kohën kur artikulli u mbyll, asnjë përgjigje nuk ishte marrë.

Një deficit tregtar do të thotë që një vend blen më shumë mallra nga një vend tjetër sesa i shet atij. Trump pretendon se deficiti i SHBA me Kinën është një trilion dollarë të pabesueshëm. Realiteti?

Sipas shifrave zyrtare, deficiti tregtar i SHBA me Kinën në vitin 2024 ishte rreth 295 miliardë dollarë, që është tre herë e gjysmë më pak se sa pretendon Trump.

Trump duket se i ka ngatërruar numrat. Në vitin 2024, Kina arriti një suficit tregtar global prej gati njëmijë miliardë dollarësh, por kjo përfshin të gjitha vendet e botës, jo vetëm SHBA.

Ky pretendim ka në fakt një bazë, por sërish është nxjerrë jashtë kontekstit. Kanadaja ka tarifa të larta për produktet e qumështit amerikan, për shembull 241% për qumështin, 270% për qumështin pluhur dhe 298% për gjalpin. Por ato aplikohen vetëm pasi të jetë tejkaluar sasia e rëndomtë e importeve.

Deri në atë kuotë, importet janë ose pa doganë ose detyrimi është shumë i ulët. Dhe sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë, SHBA iu afrua tejkalimit të këtyre kuotave në vitin 2024 – ajo eksportoi 1.14 miliard dollarë produkte qumështi në Kanada.

Industria e qumështit në SHBA mbështet presionin ndaj Kanadasë për të lehtësuar masat mbrojtëse, por në të njëjtën kohë paralajmëron se një luftë tarifash mund të dëmtojë fermerët amerikanë, të sjellë pasiguri dhe kosto shtesë. Është interesante se ishte Trump ai që negocioi marrëveshjen e re tregtare me Kanadanë dhe Meksikën (CUSMA), e cila zëvendësoi NAFTA-n.

“Ne marrim miliona makinat e tyre. Ata nuk duan tonat. Ata nuk duan as ushqimin tonë,” tha Trump, duke iu referuar Bashkimit Evropian. Është e vërtetë që SHBA importon më shumë makina nga BE-ja sesa eksporton në të, por pretendimi se BE “nuk importon asnjë makinë amerikane” thjesht nuk është i vërtetë.

Në vitin 2024, BE importoi 164.857 makina nga SHBA, me një vlerë totale prej 7.7 miliardë euro, sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave.

Nga ana tjetër, nga BE-ja në SHBA janë eksportuar 749,170 vetura, me vlerë 38.5 miliardë euro – pra marrëdhënia është e pabarabartë, por jo e njëanshme.

Sa i përket produkteve bujqësore, Trump gabon edhe këtu. BE importoi 12.8 miliardë dollarë produkte bujqësore amerikane vitin e kaluar, duke e bërë atë tregun e katërt më të madh të eksportit për bujqësinë amerikane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments