8.4 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti grish liderët e VLEN-it për iftar! Do të forcohet në...

Albin Kurti grish liderët e VLEN-it për iftar! Do të forcohet në “VLEN 2.0” apo do të jetë darka e fundit?!

Mbrëmja e së premtes do t’i gjejë liderët e koalicionit VLEN në Prishtinë, të grishur në iftar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Siç mëson TV21 nga burime të tij, në këtë darkë pritet të marrin pjesë Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku, por edhe Fatmir Limani. Ende nuk dihet nëse këtu do të jetë edhe kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.

Në takim, siç përcjellin burimet, ka gjasa që të bisedohet për përforcimin e bashkëpunimit midis liderëve të VLEN-it, respektivisht krijimin e VLEN 2.0, më të bashkuar, por sipas të njëjtave burime, me Taravarin si kryetar.
Po nga ana tjetër, burimet thonë se takimi mund të marrë edhe kahje tjetër, gjegjësisht kjo mund të jetë darka e fundit e përbashkët mes liderëve të VLEN, para Kongresit të ASH-Taravari.Por pse?

Nga ajo që tashmë është thënë publikisht, për formën se si të dilet në zgjedhje lokale, brenda VLEN-it debat dhe mendim ndryshe. Arben Taravari, ka propozuar që ASH, por edhe partitë e tjera që e përbëjnë koalicionin, të dalin me listë të veçantë për këshilltarët komunalë, me qëllim që të motivohen më shumë njerëz.“Unë edhe kam insistuar në negociata që të kemi listë të veçantë si ASH, por edhe partitë e tjera, sepse motivojmë shumë më shumë njerëz që të jenë të angazhuar në zgjedhje lokale, por shohim e bëjmë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte korrekte, kështu që jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, dekalroi Arben Taravari.

Por kështu nuk mendojnë liderët e tjerë. Bilall Kasami nga Lëvizja Besa thotë se kërkesa e Taravarit është qëllimmirë në interes të sigurimit të një rezultati më të mirë, dhe jo për përçarje, por Kasami theksoi se qëndrimi që dominon në VLEN është që koalicioni të dalë bashkë në zgjedhje si për kandidatët për kryetar komune edhe për listat e këshillt“Vazhdoi biseda në drejtim të asaj që Aleanca duhet të vendosë – do të jetë pjesë e koalicionit edhe për listat edhe për kandidatët, ose do të jetë veçmas, sepse qëndrimi i pjesës tjetër të koalicionin, dominon që koalicioni duhet të shkojë bashkë. Nuk mund të ketë kandidatët veçmas dhe listat për këshilltarë veçmas. O do të shkojmë bashkë, ose ndonjë subjekt do të duhet të shkojë i veçuar në këto zgjedhje, në këtë rast, nëse një vendim të tillë do ta sjellë Aleanca për Shqiptarët”, tha Bilall Kasami.

Sa i përket ndarjes së komunave, në parim ajo që deri më tani është biseduar brenda VLEN-it, siç tregoi Kasami, është që të vazhdojë bartja e përgjegjësisë në ato komuna me të cilat udhëheq një parti e caktuar e VLEN-nit, për shembull në Çair të ketë kandidat nga Lëvizja Demokratike, në Tetovë dhe Zhelinë nga Lëvizja Besa dhe në Gostivar nga ASH-Taravari. Dakordësi ka edhe për komunat urbane, tregoi Kasami, ndërsa shtoi se për pjesën tjetër të komunave ka mbetur për t’u diskutuar, mes opsioneve që kandidatë të ketë ajo parti që vlerëson se ka më shumë vota në atë komunë ose të bëhen sondazhe dhe si kandidat të nxirret ai kandidat që do të ketë më shumë përkrahje.arëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments