8.4 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajmeFronti Evropian: Kërkojmë Komision Parlamentar për hetimin e drejtësisë selektive në trajtimin...

Fronti Evropian: Kërkojmë Komision Parlamentar për hetimin e drejtësisë selektive në trajtimin e tragjedisë në Koçan

Grupi Parlamentar i Frontit Evropian do të kërkojë sot zyrtarisht krijimin e një Komisioni Parlamentar të posaçëm për të hetuar, siç thonë ata, qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë, sipas tyre, kontrolluar nga qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan. Ky komision, sipas opozitës, duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim garantimin e një hetimi të drejtë, të pavarur dhe transparent. Drejtësia selektive, siç thonë nga Fronti Evropian ka tronditur çdo qytetar të këtij vendi dhe sipas tyre, ka krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikon themelet e shtetit të së drejtës dhe të besimit qytetar ndaj institucioneve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments