-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAltrim Mahmuti -ASH -Kryetari i Degës- Tetovë/ Mos ta presim të...

Altrim Mahmuti -ASH -Kryetari i Degës- Tetovë/ Mos ta presim të bie ndonjë mort që të shihemi

Shkruan Kryetari i Degës së ASh-së – Tetovë, Altrim Mamuti

Politikë që na mashtron vite me radhë, politikanë të pandërgjegjshëm që gjithnjë parësore mbanë interesin e tyre, të rinj që dita ditës shtojnë interesin ëpr t`u larguar nga vendi, duke lënë pas shpine madje gjithë atë që vite me radhë e krijuan bashkë me prindërit, dhe më e keqja është se, harrojnë edhe prindërit, vetëm e vetëm për pak dritë të syve, për të siguruar kafshatën e gojës dhe rehatinë në familje. E gjithë kjo situatë po përsëritet vite me radhë, e bashkë me këtë, po përsëriten vite me radhë edhe premtimet e atij kalibri të politikanëve që nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse pasurohen ndërsa popullin e trajtojnë si material harxhues dhe asgjë më shumë. Për fat të mirë apo të keq timin personal, edhe unë jam një nga ata që vendosa të merrem me politikë, por, jo sepse unë kam profesion politikën apo e dua kollaren, por sepse e dua vendin tim, e dua familjen time dhe mbi të gjitha, e dua ardhmërinë time, fëmijët e mijë. Andaj, nuk duroj më të rrimë duarkryq ndaj kësaj që po ndodh, po vendosa të përveshi mëngët dhe të nis luftën bashkë me shokët që besojnë në fëmijët e tyre, që besojnë dhe e duan ardhmërinë e tyre, por dhe që do sakrifikojmë, ashtu siç e bënë paraardhësit tanë që besonin në ne, andaj këtë Besim duhet të mësohemi ta kultivojmë, dhe fëmijët tanë ti mësojmë për vlerat, jo për çmimin.

Nuk ka gjë më të dhimbshme se të shohësh stacionin e autobusëve përditë të mbushur me njerëz me çanta në krah, dhe mërzinë në fytyrën e tyre që smatet me peshë, sepse, politika e deritanishme dhe disa politikanë që parësore patën dhe kanë lekun e jo rehatinë e banorëve, na sollën në këtë gjendje. Nuk dua të thërras për të na u bashkuar askënd që do të merret me politikë, por dua dhe po thërras të më bashkohet gjithkush që i do fëmijët e tij, të ardhmen e tij, rrënjët e tij dhe që beson se ne mundemi edhe ndryshe, dhe se kjo situatë e krijuar, nuk ka ardhur si pasojë e pamundësisë tonë, por si pasojë e pasivitetit tonë, i cili ka bërë që të rrimë duarkryq para shkatërrimit, para degjenerimit, para arsimit të fundosur e të udhëhequr nga pseudo profesionistë, që kanë bërë çmos, që në vendin tim, t`i humbet emri e nami edhe një Gjimnazi që ishte shembull dikur, edhe një Lirie që nxirrte nxënësit e përgatitur, apo një Istigballi që veç dritë prodhonte. Ku janë tani, dhe ç`ndodhi me këto vlera???

Vlerat nuk vdesin, se ato i krijoi Zoti, ato zbehen nëse ne bashkë në ditët e nxehta dhe me diell, rrimë duke i shikuar dhe nuk i ujisim, dhe ne këtë e bëmë shumë e shumë vite. Është momenti i fundit që ne të ndryshojmë, dhe të ngritemi nga vendet, për të bërë diç më tepër për ardhmërinë tonë, për të ndryshuar këtë gjendje, për të parandaluar ndryshkjen e arsimit, emigrimin, plakjen e prindërve pa fëmijët e tyre afër, dhe shkatërrimin e shëndetësisë, në atë formë që, kemi frikë të sëmuremi sepse nuk kemi spital me vlera për t`iu drejtuar për ndihmë.

Populli im i dashur, shqiptari nuk njihet dhe nuk do njihet për dembel`llëk kurë, por për luftëtar, punëtor, trim e i guximshëm. Artisti i madh shqiptar Koço Devole thotë, JU E KENI NË DORË, DHE JU DUHET TË VEPRONI…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments