-7.7 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Mars, 2025
BallinaLajmeBesa Kadriu: Unë nuk e kam hasëm opozitën shqiptare! Turp që t’i...

Besa Kadriu: Unë nuk e kam hasëm opozitën shqiptare! Turp që t’i nënshtrohem Fatmir Limanit, përmes tij t’i adresojmë kërkesat te Mickoski

https://tv21.tv/kadriu-une-nuk-e-kam-hasem-opoziten-shqiptare-turp-qe-ti-nenshtrohem-fatmir-limanit-permes-tij-ti-adresojme-kerkesat-te-mickoski

Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa, Besa Kadriu në deklaratë për TV21 i është përgjigjur Fatmir Limanit nga e njëjta parti. Ajo duke komentuar shkrimin e Limanit në rrjete sociale, thotë se nuk e konsideron armik partinë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.“Unë mund ta kem në kundërshtim ideologjik, ndryshe mendoj nga një parti që është opozitare shqiptare, mirëpo unë nuk e konsideroj hasëm. Hasëm e konsideroj atë njeri që dëshiron të më shndërrojë në vasal, vetëm për t’u shndërruar në urë shqiptarët, që ata të ngritën si maqedonas. Luan me kartën etnike. Në një kohë kur si kryeministër gjatë gjithë kohës thotë nuk duhet të luhet me kartën etnike”, thotë Kadriu.Kadriu thotë se po mos të ishin listat e mbyllura, Limani nuk do të merrte asnjë votë.

“Fatmiri është i kaluari i asaj strukture, Fatmiri është njeriu që duhet ne përmes atij të kalojnë në kërkesat tona që i kemi te Mickoski, a nuk është turp një profesoreshë universitare t’i nënshtrohet një Fatmiri që Kërçova nuk e ka votuar”, pohon Kadriu.

Në lidhje me shkrimin e Limanit, Kadriu tutje shkruan:

“Tash i shoh edhe reagimet që dikush shkruan prej këtyre njerëzve që janë vasalë. Thonë se ajo reagon se pse nuk e kam vendosur në listë. Jo ore zotëri, unë po të ishte ashtu, do të reagoja atëherë nëpër portale, pse nuk më vendosët në listë, unë jap dorëheqje. Unë nuk e kam bërë atë, sepse nuk kam dashur të përfitojë prej momentit. Unë reagoj tash, për shkak se tash e shoh se pjesa e pushtetit i ka ardhur kulmi, kulmi i asaj që këto si vasalë sillen në pushtet, ej nuk duhet të harrojmë, shqiptarët kanë votuar për ndryshim, nuk kanë votuar për vasalitet”, deklaroi Kadriu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments