-7.7 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Mars, 2025
BallinaLajmeIsh drejtori Paunovski: Së pari komuna, ministria e transportit, MPB dhe në...

Ish drejtori Paunovski: Së pari komuna, ministria e transportit, MPB dhe në fund ministria Ekonomisë jep licencë për Kabare ose diskotekë

Ish drejtori i Inspektoratit Shtetërorë të Tregut, Stojko Paunovski përmes një prononcimi për gazetën VEÇER ka sqaruar procedurën për marrjen e lejes për diskotekat dhe kabaretë, duke nënvizuar se kjo procedurë fillon së pari në komunë, pastaj vazhdon në ministrinë e transportit,  në MPB dhe në fund ministria Ekonomisë jep licencë për Kabare ose diskotekë, shkruan Top24

Klubi nuk kishte licencë të vlefshme sepse nuk i plotësonte kushtet. Në licencë thuhet se një objekti hotelerik mund të funksionojë si kabare apo disko klub, pra deri në orën 4 të mëngjesit. Prandaj i morën ato licenca që të mund të punonin deri vonë në mëngjes. Pra për këtë nëse objekti hotelerik kishte licensë Komuna duhej të dinte, sepse paratë duhej të shkonin në llogarinë e komunës. Që një klub të marrë një licencë, duhej më shumë autoritete shtetërore të kryejnë një inspektim. Ministria e Transportit lëshon një leje për objektin për të parë nëse objekti plotëson kërkesat urbanistike dhe të sigurisë. Pastaj policia të kontrollojë nëse objekti ka vend parkimi të mjaftueshëm, 2-3 dalje, dalje për evakuim…, ka thënë për gazetën VEÇER, ish-drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.LINK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments