Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti nëpërmjet rrjetit social Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministri Hristijan Mickoski ku ky i fundit thotë se përgjegjësi do të ketë për rastin tragjik në Koçan, transmeton TV21. Ahmeti thekson se e vërteta dhe drejtësia dalin në pah, pavarësisht përpjekjeve për manipulim. Tutje thekson se përgjegjësi duhet të ketë, por ata që me të vërtet janë përgjegjës.E vërteta dhe drejtësia dalin gjithmonë në pah, pavarësisht përpjekjeve për manipulim! Përgjegjësi DUHET të ketë, por për ata që me të vërtetë janë PËRGJEGJËS! – ka shkruar Faton Ahmeti – Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.