19.7 C
Tetovo
E premte, 14 Mars, 2025
BallinaLajmeVizita e Hashim Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie,Bedri Hamza...

Vizita e Hashim Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie,Bedri Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj mënyrës se si ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u lejua të vizitonte babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai e cilësoi të padrejtë vonesën në lejimin e kësaj vizite dhe masat e rrepta të sigurisë që e shoqëruan atë.

“Në anën pozitive, e shoh faktin që pas shumë kërkesave, iu është dhënë e drejta për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Edhe unë e kam vizituar bacin Haxhi, e kam mik të mirë. Kjo është pjesa e bukur. Por, nga ana tjetër, trajtimi i Thaçit me masa të tilla sigurie dhe vonesa në lejimin e një të drejte njerëzore janë të panevojshme dhe të paarsyeshme”, tha Hamza në emisionin Debat Plus.

Sipas tij, pavarësisht dallimeve politike, një trajtim i tillë nuk i bën nder as Kosovës dhe as ish-presidentit.

Hashim Thaçi u lejua të vizitonte babanë e tij për arsye humanitare, pasi ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kjo është hera e tretë që Thaçi kthehet në Kosovë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments