18.2 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeKurti i thotë edhe Ruttes: Serbia me ndihmën ruse ndërhyn në zgjedhje

Kurti i thotë edhe Ruttes: Serbia me ndihmën ruse ndërhyn në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dhënë disa detaje nga takimi që pati me sekretarin e Përgjitshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë.

Në një reagim në X, ai shkruan se takimi mes tyre është rikonfirmim i angazhimit për siguri rajonale, derisa i ka kumtuar edhe atij situatën se me ndihmën ruse, Serbia pati ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

”Kënaqësi për të mirëpritur sekretarin e NATO-s, Mark Rutte të kthehet në Prishtinë, vizita e tij e parë në rolin e tij aktual në krye të Aleancës. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments