11.5 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaRubio / USAID anulon zyrtarisht 83% të programeve

Rubio / USAID anulon zyrtarisht 83% të programeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar 83% të programeve të USAID pas rishikimeve 6-javore. Lajmin e dha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Sipas tij, 5200 kontrata janë anuluar. Ai bëri me dije se synon që 1000 programet e mbetura të administrohen në mënyrë më efektive nga DASH. Por kjo duhet të bëhet në konsultim me Kongresin.

“Pas një rishikimi 6-javor po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve të USAID-it. 5200 kontratat që janë anuluar tani shpenzonin dhjetëra miliarda dollarë në një mënyrë që nuk i shërbenin (dhe në disa raste e dëmtonin), thelbin e interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Në konsultim me Kongresin synojmë që 18% të programeve të mbetura që po mbajmë (përafërsisht 1000) të administrohen më efektivisht nën Departamentin e Shtetit”, tha Rubio.Në fund ai falenderoi edhe Departamentin e Eficencës Qeveritare të Elon Musk.

“Punuan orë shumë të gjata për ta arritur këtë reformë të vonuar dhe historike”, tha Rubio.

USAID u mor nën kontrollin e DASH pas një urdhri të Donald Trump për të rishikuar të gjitha fondet që qeveria amerikane jep për agjencitë e saj në mbarë botën. Vendimi preku edhe Shqipërinë, ku u rishikuan të gjitha programet e ndihmës në vendin tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments