11.5 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaLajmeMungesa e ujit të pijshëm, reagon BDI- Tetovë

Mungesa e ujit të pijshëm, reagon BDI- Tetovë

Jemi mbledhur sot për të ngritur një shqetësim madhor që prek çdo familje tetovare – mungesën e ujit të pijshëm dhe abuzimin e pafalshëm me çmimet e shërbimeve bazë. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, kur solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin duhet të jenë në qendër, Komuna e Tetovës dhe Bilall Kasami po tallet hapur me qytetarët e saj.

Tetova sot është qyteti ku uji – kjo nevojë elementare e jetës – është bërë luks! Familjet agjërojnë gjatë ditës dhe në mbrëmje, kur vjen koha për të prishur agjërimin, nuk kanë ujë as për të pirë, as për të kryer nevojat më elementare higjienike.

Ironia dhe padrejtësia nuk ndalen këtu. Ndërsa rubinetat janë bosh, faturat e ujit po rriten në mënyrë të pamëshirshme. Në disa zona, qytetarët po paguajnë dy, tre, madje edhe katërfish më shumë për një shërbim që nuk e marrin! Ky është abuzim i drejtpërdrejtë dhe mungesë totale përgjegjësie.

Si mund të flasim për dinjitet, përkujdesje dhe drejtësi, kur Komuna e Tetovës e ka lënë qytetin në etje? Si mund të heshtim kur fëmijët tanë nuk kanë ujë për të pirë, ndërsa pushtetarët shfaqin indiferencë të turpshme ndaj halleve të qytetarëve?

Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur! Kërkojmë me urgjencë:

1. Rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Tetovës.

2. Anulimin e menjëhershëm të rritjes së padrejtë të çmimeve për shërbimet e ujit.

3. Transparencë të plotë mbi menaxhimin e ujësjellësit dhe përgjegjësi për këtë krizë.

Zëri juaj nuk do të shuhet – bashkë do ta ndryshojmë këtë realitet të padrejtë!

Amet Rexhepi, këshilltar i BDI-së në Kuvendin komunal të Tetovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments