9.8 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeShkelja e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia/ Avokati shqiptar Spartak Ngjela reagon...

Shkelja e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia/ Avokati shqiptar Spartak Ngjela reagon ashpër – ja pse përmend bashkimin kombëtar

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, në të cilën, mes tjerash, Beogradit i kërkohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Kosova hasi edhe në një pengesë tjetër gjatë kësaj jave në Këshillin e Evropës (KiE), pasi kërkesa e saj për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, u hoq nga rendi i ditës të mërkurën.

Serbia, përmes delegacionit të vet në këtë Komitet, por edhe përmes kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiq, u krenua për këtë arritje, duke e quajtur si fitore të madhe të Serbisë në mbrojtjen e interesave kombëtare.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai fillon bashkëbisedimin me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe trajtimin e tyre dhe përmend që ka shkelje të marrëveshjes së Ohrit.

Po, nga këto masa ekstreme që po kërkohen nga Serbia kemi shkelje të marrëveshjes së Ohrit.

Gjithçka në Maqedoninë e Veriut është tek pyetja: a është kushtetues trajtimi i shumicës qeverisëse sllave kundrejt shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.?

Po, është shumë e qartë që ndërkohë nga sllavët është shkelur marrëveshja e Ohrit, që, në parimet bazë të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut theksohet qartë se: “Karakteri shumëetnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike””, shpjegon avokati.

Më tej, ai thotë që shqiptarët tani janë forcë politike dhe ushtarake me dy shtete në Ballkanin Perëndimor, dhe pikërisht ky fakt i ka shqetësuar sllavët nga Moska në Beograd e nga Beogradi në Shkup.

Por i qithë reaksioni maqedon dhe serb sot është në veprim kundër gjuhës shqipe dhe procesit të të drejtave të njeriut dhe personalitetit shqiptar të kombësisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila sot e ka kaluar shifrën mb,i të një milionë shqiptarëve; por që gjithçka është e manipuluar me forcë nga Serbia dhe pushteti maqedon në Maqedoninë e Veriut.

Por e gjithë kjo përpjekje është e kotë. Shqiptarët tani janë forcë politike dhe ushtarake me dy shtete në Ballkanin Perëndimor, dhe pikërisht ky fakt i ka shqetësuar sllavët nga Moska në Beograd e nga Beogradi në Shkup.

Forca që ka marrë e po rimerr bota shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe trajtimi i historisë së Arbërisë klasike në të gjithë historiografinë korente në universitetet e mëdhenj perëndimorë, ka ngritur tensionin sllav”, thotë avokati.

Ngjela më tej thekson që nuk kanë çfarë të i bëjnë shqiptarëve tani që janë zë i plotë ndërkombëtarë.

Gjithashtu thekson që që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është mundësi e mirë edhe për Kosovën drejt Bashkimit Evropian.

“Por nuk kanë se çfarë t’u bëjnë shqiptarëve. Sidomos tani që është në zë të plotë ndërkombëtar anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe mundësia edhe e Kosovës që të jetë anëtare në NATO gjithashtu, por edhe drejt Bashkimit Evropian, njëlloj si Shqipëria.

Sot po kuptohet qartë se skema e bashkimit kombëtar të shqiptarisë është pikërisht që ajo mund të bëhet, sepse edhe Kosova mund të hyjë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të gjithë ne shqiptarët duhet ta kuptojmë sot se bashkimi ynë kombëtar është shumë në interes të Bashkimit Evropian, sidomos tani që politika amerikane po e lë Bashkimin Evropian të ecë me forcat e vete në strukturën e tij ushtarake të mbrojtjes.Por, pikërisht kjo, do shihet shpejt se do te jete një kërkesë e fortë për bashkimin kombëtar të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, thotë Ngjela.

Në fund, ai përmend bashkimin kombëtar të shqitparëve dhe raportet që Prishtina me Tiranën duhet të kenë.

Por edhe Prishtina edhe Tirana politike duhet të veprojnë me përparësi drejt këtij procesi bashkues, sepse, duke qenë në favor të Bashkimit Evropian, ky bashkim do të kërkohet domosdoshmërisht nga politika ekonomiko-ushrarake e Bashkimit Evropian.

Ja, shenjat po duket se shqiptaria e bashkuar është sot një interes i madh evropian.

Prandaj, me vëmendje, politika shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të jetë shumë e impenjuar nën një kujdes racional të marrëdhënieve ndërkombëtare, me të dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik”, përfundoi avokati Spartak Ngjela për “Bota sot”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments