9.6 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaOpiniondua.com përkrahë shqiptarët e Luginës

dua.com përkrahë shqiptarët e Luginës

dua.com prezanton iniciativën “#përLuginën”

Në një kohë kur nevoja për ta forcuar identitetin dhe unitetin kulturor është
më e rëndësishme se kurrë, platforma dua.com ka nisur një iniciativë të re
me emrin “#përLuginën”.
Lugina e Preshevës historikisht ka qenë e diskriminuar, e lënë pas dore, dhe e
izoluar padrejtësisht nga territoret tjera shqiptare. Shqiptarët atje përballen
çdo ditë me sfida serioze: diskriminim etnik, vështirësi ekonomike dhe një
izolim që kërcënon identitetin dhe kulturën e tyre.
Pikërisht gjatë Epopesë së UÇK-së dhe përvjetorit të familjes Jashari, në
shenjë solidariteti, dua.com sjell nismën #përLuginën, që ofron mbështetje
konkrete dhe emocionale për shqiptarët e kësaj zone. Përmes kësaj nisme,
aplikacion ofron falas 1 muaj abonim Premium, pa asnjë limit, për të gjithë
shqiptarët e Luginës.
Kjo u mundëson të gjithë shqiptarëve të Luginës që do ta përdorin
aplikacionin nga 06 marsi deri më 06 prill 2025 qasje ekskluzive në Premium.
Ata do të kenë mundësi të lidhen më lehtë dhe pa asnjë kosto me miliona
bashkëkombës.

Synohet të forcohen lidhjet kulturore

Valon Asani, ideatori i kësaj nisme dhe themelues i aplikacionit që bashkon
shqiptarët, thekson rëndësinë që ka forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve kudo
që janë.
“Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë shqiptarët e Luginës të ndihen të lidhur
ngushtë me kombin dhe kulturën e tyre, pavarësisht distancës apo sfidave.
Ne synojmë t’i bashkojmë shqiparët kudo në botë. Prej trojeve tona, e deri në
çdo cep të Diasporës”, thekson ai.
Tutje Asani shton se nuk ka kohë më të duhur se përvjetori i rënies së
Familjes Jashari për të reflektuar dhe për t’i dhënë përkrahje shqiptarëve të
Luginës, që më së shumti kanë nevojë.

Aplikacioni dua.com është lancuar në vitin 2020 dhe që atëherë ka bashkuar
qindra çifte shqiptare në vendet shqipfolëse dhe në Diasporë.
Në bazë të të dhënave që ky aplikacion prezanton, deri më tani rreth 10.000
persona, vajza dhe djem që vijnë nga Lugina e Preshevës janë regjistruar në
këtë aplikacion. Edhe pse të diskriminuar e të shpërndarë, përmes dua.com
mund ta gjejnë njeri-tjetrin dhe t’i ruajnë lidhjet me bashkëkombasit.
Pse është kjo iniciativë kaq e rëndësishme?
Kjo nismë është një thirrje e hapur dhe emocionale për unitet dhe solidaritet
kombëtar. Të gjithë jemi pjesë e një historie, kulture dhe identiteti të
përbashkët. Është detyra jonë ta ruajmë atë, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit
në çdo moment dhe duke mos harruar asnjëherë ata që kanë më shumë
nevojë për mbështetjen tonë.
Sot, në një botë ku teknologjia luan një rol kyç në lidhjen e njerëzve, kjo nismë
fokusohet në ndërtimin e urave kulturore dhe sociale. Ura këto që do t’i
ndihmojnë shqiptarëve të Luginës por edhe të Kosovës, të Shqipërisë dhe
Diasporës ta gjejnë njëri-tjetrin, të mbështeten te njëri-tjetri, të krijojnë
familje dhe ta ruajnë traditën shqiptare.
Ideatori i kësaj nisme Valon Asani dhe platforma që ai drejton, shpresojnë që
nismës #përLuginën t’i bashkohen edhe biznismen të tjerë shqiptarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments