9.5 C
Tetovo
E enjte, 6 Mars, 2025
BallinaOpinionDilaver Goxhaj / Lufta e Prekazit dhe ndikimi i saj

Dilaver Goxhaj / Lufta e Prekazit dhe ndikimi i saj

24 vite më parë, më 5 mars 1998, në trojet shqiptare, në Drenicën
kryengritëse të Kosovës, ndodhi një ngjarje e madhe, që njihet me emrin
Lufta e Prekazit. Ajo luftë u zhvillua nga familja e madhe e Jasharjave, e
udhëhequr prej Adem Jasharit. Ajo luftë 36 orëshe në rrethim të plotë 60
burra, gra e fëmijë të ngujuar në tri godina të rrethuara ato me një mur
avllie dy metra të lartë, është një rast unik jo vetëm në historinë shqiptare
por edhe në historinë botërore, ku një familje edhe pse shumë e madhe,
por në një unitet mendimi dhe veprimi të jashtëzakonshëm, luftoi si një trup
i vetëm dhe e gjitha, 56 pjestarë të saj – luftëtarë të të gjitha moshave ranë
theror për çlirimin dhe kijimin e një shteti të ri – për Republikën e Kosovës.
Ajo luftë heroike mori me të drejtë përmasat e një legjende. Asaj lufte iu
veshën përmasat e një legjende pasi populli shqiptar në Kosovë kishte një
dekadë të tërë që ishte mësuar me jetën e robit, të ngulitur nga politika
pacifiste. Ajo politikë i kishte bindur shqiptarët të bashkëjetonin në paqe me
vrasësit e tyre të urryer për gjatë 14 shekuj resht, ndërkohë kur dihej se
marrëdhëniet e tij me Serbinë kanë qenë një konflikt midis kokës dhe
zemrës. Kjo gjendje psikologjike ishte rezultat i mashtrimit prej
propagandës: “Po ndenjëm urtë e pa u ndjerë, lirinë do të na e dhurojnë të
tjerë”. Mirëpo, ndryshe është ta fitosh vetë lirinë, e tjetër është të ta bëjnë
dhuratë të tjerë apo armiku yt. Është e rrallë, për mos të thënë e pamundur,
që një popull i pushtuar e i shtypur nga një diktaturë e huaj, siç ishte
piopulli shqiptar në Kosovë, të gjejë mënyrën të çlirohet pa një luftë. Aq më
pak shërbejnë për ta çliruar diskutimet e të tjerëve dhe masat e të tjerëve.
Dhe ato ditë të fillim Marsit 1998 u takuan individi i duhur me situatën kritike
të duhur, dhe ajo bëri që të brofi mekanizmi nga i cili historia në Kosovë
mori një drejtim tjetër. Ai takim i individit me situatën ishte qëndresa heroike
e Jasharajve kundër ushtrisë serbe, luftë e drejtuar nga Adem Jashari. Ajo
luftë, sado e shkurtër, e çliroi popullin shqiptar në Kosovë prej kompleksit të
inferioritetit. Këtu qëndron madhështia më e madhe e Luftës së Prekazit
dhe personalisht e Adem Jasharit. Ndodhi pikërisht ajo çfarë populli
shqiptar në Kosovë e pandehte të pamundur: shqiptarët u zgjuan nga gjumi
pacifist që u kishte mjegulluar zgjuarsinë dhe u kishte topitur arsyen. Kjo
është arsyeja kryesore pse Lufta e Prekazit për atë popull u shndërrua në

legjendë. Ai heroizëm ishte një përmbysje historike e madhe ngaqë populli
shqiptar në Kosovë, më në fund e gjeti të fshehtën e rrugës së vërtetë drejt
lirisë së tij. Askush nuk e zgjon ndërgjegjen e popullit si heroi që ka vdekur.
Nëse Adem Jashari nuk do ishte vrarë, nuk do të ndjenim çfarë ndjejmë
tani që e dimë se Ai është nën tokë.
Për fatin tonë, Lufta e Prekazit nuk mori fund me sakrificën e madhe të
Jasharajve me në krye Adem Jasharin, heroizëm që ju bë i njohur gjithë
botës. Ajo qëndresë e ajo sakrificë, duke marë përmasat e një legjende,
nuk ishte gjë tjetër, veçse fillimi i një pikënisjeje të madhe, i një misioni me
rëndësi kombëtare. Prandaj, me të drejtë, Përfaqësuesi i parë Special i
Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Guvernatori i parë i saj
ndërkombëtar, Bernard Kushner, deklaroi: “Nëse do të kishte çmim Nobel
për një lloj të tillë sakrifice, kjo familje do të ishte e para që do ta gëzonte
atë”.
Pas asaj ngjarjeje të madhe të përmasave të një legjende do të vinte
periudha e provave të mëdha jo vetëm në Kosovë por për mbarë kombin
shqiptar, e më pas sfida e shporrjes nga Kosova e pushtuesit shumë
shekullor të saj.
Periudha e provave të mëdha natyrisht që do të ishte më e gjatë, pse mos
të themi edhe më e vështira për të gjithë popullin shqiptar në Kosovë.
Prova që do të vinte pas Luftës Legjendë të Jasharajve do të sfidonte gjithë
kombin shqiptar, sepse gjatë asaj prove kombi ynë do të vihej ballë për
ballë me cytje tepër të vështira kombëtare e  ndërkombëtare. Dhe kjo sfidë,
për vetë faktin se ishte rast i krijuar nga Adem Jashari që të viheshin në
vend padrejtësitë që popullit tonë i ka bërë historia; ishte rasti që kombi
shqiptar të arrinte t’i shtynte tej të gjitha komplotet që i ishin zhvilluar prej
fqinjëve të tij të ndihmuar nga Evropa, siç ishin: haresa e Evropës dhe e
fuqve të mëdha që ia kishin bërë ato komplote, vetmia e papërshkrueshme
gjatë një shekulli, përsëritja monotone dhe e pareshtur e vuajtjeve nga
izolimi total që na pat bërë Evropa, etj.
Por asgjë nuk do të ishte më e keqe nëse nuk do të kalohej nga UÇK-ja kjo
provë e dytë. Nëse kombi ynë nuk do të qëndronte i bashkuar, nëse do të
dorëzoheshim sikundër u tentua në Konferencën e Rambujesë, atëhere ajo
sakrificë e madhe e Jasharajve, e cila e bëri të njohur atë popull në mbarë
botën, do të zhvlerësohej dhe misioni i nisur më 5 mars 1998 do të
falimentonte e do të harrohej shumë shpejt.

Dhe periudha e asaj prove të madhe e të gjatë do të quhej Lufta e Ushtrsë
Çlirimtare e Kosovës. Ajo luftë-ferr do të vinte në provë të gjithë burrat e
vërtetë të kombit shqiptar, të gjithë politikanët që i kishin rënë gjoksit deri
atëherë.
Ishte pikërisht heroizmi i Adem Jasharit dhe e gjithë familjes së tij të madhe
që u bë me të vërtetë heroizëm i jashtëzakonshëm, diçka e pabesueshme,
e cila u bë shkak për lindjen e UÇK-së në formën e një bumi.  UÇK-ja e
lartësoi dhe e përforcoi edhe më shumë legjendën Adem Jashari, duke e
shndërruar Atë në simbol të Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të
Kosovë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të saj. Njëkohësisht Adem Jashari u bë
edhe sinonim i UÇK -së, për vet faktin që Ai, edhe pse i rrethuar nga një
ushtri prej 6.000 policë e ushtarë të armatosur edhe me tanke, i  përballoi
derisa u vra edhe fëmija e fundit e asaj familjeje heroinë. Si i tillë, Adem
Jashari u krijua në simbol të krenarisë sonë kombëtare, si rrallë kush, jo me
dekrete presidentësh, as me vendime parlamenti, apo kongrese partishë,
por me veprimtarinë e tij personale.
Ushtria Çlimtare e Kosovës, duke e pasur Adem Jasharin simbol të
komandantit të saj, bëri të mundur që, edhe pse një ushtri gati 10 – 12 herë
më e vogël se ushtria armike e saj, arriti ta përballonte atë ushtri, njësoj siç
e përballoi komandanti simbol i saj, me sukses që rrallë herë është arritur
në historinë e luftrave botërore. Atë sukses UÇK-ja e arriti përmes luftës
guerile të saj, luftë që ua kalon gjithmonë edhe armëve më moderne. Është
ajo fitore që, edhe pse u çarmatos me pëlqimin e drejtuesve politikë të saj e
të Kosovës, edhe pse e burgosën, edhe pse e çuan në gjyq ndërkombëtar
armiqtë e saj të brendshëm e të jashtëm për ta pushkatuar, duke e quajtur
krim luftën e saj të armatosu kundër fashizmit serb, me akuzën se: “UÇK-ja
ishte “enveriste” dhe si e tillë, duke luftuar fashizmin serb, ajo kërkonte
vendosjen e sistemit komunist në Kosovë”, përsëri shumica e popullit të
thjeshtë shqiptar e ka UÇK-në kurorë lavdie.
Sa e vështirë është të jesh hero mes shqiptarëve! Por dhe, sa mizore është
kjo gjë në thelb për shqiptarët: edhe e kotë edhe e pakuptimtë! Ata që
mbushën radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk e përmbushën atë
detyrë duke menduar se dikush do t’i falënderonte, por sepse të tilla ishin
dhe janë parimet e atyre pjestarëve të saj, sepse kështu ishin gatuar ata,
ngaqë ishin dhe janë njerëz me dinjitet, si komandanti i tyre i shndërruar në
legjendë. Ata janë heronj anonimë, të panjohur, të etur për një reze dielli
për Kosovën, për një shirit qielli për të, për sa më shumë dashuri mes veti,

të brengosur edhe ata nga mungesa e lirisë të një pjese të kombit të tyre.
“Janë enveristë, janë të marrë!”, i quanin dhe i quajnë edhe sot indiferentët
dhe pacifistët shqiptarë. Por ja që “të marrët”, Adem Jashari dhe UÇK-ja,
janë ata që bënë historinë, dhe jo logjika e politikanëve.
Por historia shqiptare jo rrallë ka treguar se më të mirët, domethënë “të
marrët”, pasi bëjnë historinë ose flaken në rrugë, ose përfundojnë burgjeve,
ose edhe pushkatohen “për tradhëti”. Kurse indiferentët dhe ata që
përshtaten, që bëjnë kompromise, që heshtin, që binden apo tradhëtojnë
dhe pranojnë të jenë skllevër, këta jo vetëm që nuk përfundojnë kurrë në
rrugë apo burgje, por bëhen edhe politikanë, edhe deputetë, edhe ministra,
edhe kryeministra, edhe presidentë, edhe mbretër, si dhe u ngrihen pas
vdekjes buste dhe monumente nëpër sheshet kryesorë të qyteteve e
kryqyteteve.
Tiranë, 4 mars 2022

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments