9.5 C
Tetovo
E enjte, 6 Mars, 2025
BallinaLajmeKompania „Gjoka“ nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike në...

Kompania „Gjoka“ nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike në 20 vitet e ardhsme

Kompania „Gjoka Construction“ nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike në Shkup, njofton Prizma. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar për BIRN se kjo kompani shqiptare do të menaxhojë parkingun përmes një partneriteti publik-privat për 20 vitet e ardhshme.

Në shpalljen, e cila u bë më 15 nëntor, ka aplikuar vetëm „Gjoka Construction“, e cila është themeluar në Tiranë në vitin 1994 dhe që nga viti 2022 ka regjistruar një degë edhe në Shkup.

Partneri privat duhet të ndërtoje dy garazhe në kate, të menaxhojë të gjithë parkingun e Qendrës Klinike, dhe në këmbim shteti do të marrë një përqindje prej një përqind nga të ardhurat totale vjetore. Sipas vlerësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, investimi do t’i kushtojë koncesionarit pak më shumë se dhjetë milionë euro. Aktualisht, në Qendrën Klinike ka 800 vendparke, dhe me dy garaazhet katëshe do të shtohen edhe 800 deri në 900.

„Gjoka Construction“ ka fituar tenderë të mëdhenj në Shqipëri. Një nga ato është ndërtimi i autostradës që do të lidhë Dibrën me Tiranën. Përveç ndërtimit, familja Gjoka ka kompani të lidhura me biznesin e energjisë. Aktualisht, me parkingun e Qendrës Klinike menaxhon Ndërmarrja Publike „Parkingjet e Qytetit“.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments