9.8 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajme“Projekt antishqiptar i përpiluar në Beograd” –Bujar Osmani kërkon bashkim për ta...

“Projekt antishqiptar i përpiluar në Beograd” –Bujar Osmani kërkon bashkim për ta ndalur!Bilall Kasami: Osmani ka hallе tjera

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani tha se në Beograd është përpiluar një projekt e që po zbatohet në Maqedoninë e Veriut për rrënimin e statusit e shqiptarëve nga popull shtetformues, në një pakicë. Osmani tha se i kanë bërë thirrje vëllazërore VLEN-it, të bëhen bashkë për ta ndalur këtë projekt.

“Mund ta ndalim vetëm në bashkë dhe beso që kjo thirrje nuk është prej nënkryetarit të BDI-së, është një thirrje vëllazërore e një njeriu që ka qenë në sistem gjatë kohë sa për t’i ditur sherret e politikës. Është një thirrje vëllazërore te shqiptarët, te VLEN-i, u kemi çuar edhe mesazhe indirekte. Ky është projekti, nuk jeni të vetëdijshëm ku keni hyrë. Historia do t’ju gjykojë se keni legjitimuar projektin e zhbërjes e shtetformësisë sonë që me gjak e ka sjell dikush para 20 viteve”, tha Bujar Osmani.

U përgjigj kryetari i Besës Bilall Kasami, i cili tha se Osmani ka tjetër hall dhe jo hallin e diskriminit të shqiptarëve.

“Është plani për llogaridhënie të Bujar Osmanit dhe bashkë partiakëve të tij, për të gjithë keqpërdorimet që i kanë bërë ne e dimë që për disa këto keqpërdorime ka padi dhe procedurë para organeve të drejtësisë. Disa të jetra janë duke u procesuuar dhe shumë shpejtë do të njoftohet opinioni dhe ky është halli i Bujar Osmanit dhe jo diskrinimimi i shqiptarqëve apo ndonjë plan fiktiv në kokat e tyre që nuk ekziston. VLEN është në qeveri për të përfaqësuar shqiptarët, për të avancuar të drejtat e shqiptarëve dhe kjo do të ndodh”, deklaroi Bilall Kasami.

Derisa Fronti Europian kritikon për shfuqizimin dhe balancuesit, nga VLEN thonë se po përgatisin ligj për përfaqësim të drejtë, ndërsa kritikat e FE-së për mundësinë e shfuqizimit të gjuhës shqipe si zyrtare, nga VLEN thonë se ligji nuk do të preket.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments