5.2 C
Tetovo
E hënë, 3 Mars, 2025
BallinaLajmeMinistri i transformimit digjital Stefan Andonovski: Mbi 20 institucione kanë blerë antiviruse...

Ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski: Mbi 20 institucione kanë blerë antiviruse ruse

Nëse një institucion vendos të mbrojë veten, ai e bën këtë, por ne ende nuk kemi obligim që të gjitha institucionet ta bëjnë këtë, deklaroi ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski në një intervistë për Radion Europa e Lirë. “Prandaj e kemi këtë pabarazi dhe institucione të caktuara shumë shpesh janë cak i sulmeve kibernetike”, deklaroi Andonovski.TEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

“Fatkeqësisht, ne jemi një vend pa ligj për sigurinë kibernetike, ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës kanë miratuar ligje të tilla 13 vjet më parë. Ne po bëjmë përpjekje që ta miratojmë ligjin tani, me shumë mundësi deri në qershor. Ai ligj do të jetë udhërrëfyesi ynë se ku duhet të lëvizim në sigurinë kibernetike. Tani mbrojtja që ne ofrojmë në hapësirën kibernetike është ad-hoc”.

I pyetur për shpenzimet miliona euro të shtetit  në vitet e fundit për të mbrojtur institucionet tha se një fakt interesant është se mbi 20 institucione kanë blerë antiviruse ruse.

STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

“Në hulumtimin e prokurimit publik mund të vërehet se cilat institucione kanë blerë licencën dhe çfarë antivirusi është. Natyrisht, nuk është e paligjshme, nuk është krim, sepse ato kompani ekzistojnë dhe funksionojnë, por qëndrimi i shtetit është se ne jemi anëtarë të NATO-s, se jemi properëndimorë dhe synojmë integrimin euroatlantik dhe në të njëjtën kohë të blejmë antiviruse ruse”.

Andonovski tha se ndryshe nga të gjitha ligjet e tjera, në ligjet që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike, nuk ka pasur dispozita kundërvajtëse dhe mbikëqyrje inspektuese për t’u siguruar që ato dispozita të ligjeve janë respektuar. Ai theksoi se ndryshimet që kanë miratuar tani dhe Ligjin e ri për Sigurinë Kibernetike, Ministria e Transformimit Digjital do të kontrollojë këtë dhe  do të ndëshkojë potencialisht aty ku do të shohin që institucionet nuk po veprojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments