Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ka besim absolut te zv/kryeministri Izet Mexhiti.. Mickoski thotë se në rast se BDI ka dëshmi për keqpërdorime nga Mexhiti, të njëjtat duhet t’i dorëzojnë në organet e hetuesisë.
“Unë absolutisht kam besim në punën e z.Mexhitit. Unë me zv/kryeministrin e qeverisë dhe ministrin për Mjedis Jetësor kam jashtëzakonisht bashkëpunim të afërt dhe absolutisht të gjithë ata që kanë çfarëdo dëshmi për një gjë të tillë, që pretendon Bashkimi Demokratik për Integrim. Ja unë i thërras, numrin tim të gjithë e dinë, sot, nesër, të vijnë, nëse duhet do ta lëshoj mbledhjen, t’i shoh ata dëshmi dhe t’ua japim organeve që duhet të veprojnë”, tha mes tjerash Mickoski.