Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, ka bërë të ditur se do të vendosë në pushim administrativ të paguar të gjithë punonjësit e Agjencisë së SHBA-spë për zhvillim ndërkombëtar (USAID), përveç drejtorëve dhe personelit kyç në mbarë botën dhe se mbyll 1.600 vende pune në agjencinë në SHBA.
USAID-i njoftoi të dielën një minutë para mesnatës sipas orës lokale se i gjithë stafi i agjencisë, përveç punonjësve thelbësorë, ishte vendosur në pushim administrativ.
Agjencia gjithashtu “fillon të zbatojë një proces reduktimi të forcës” që prek rreth 1.600 punonjës të USAID-it në SHBA, thuhet në komunikatë. Një njoftim i mëhershëm dërguar stafit tha se rreth 2.000 punonjës në agjencinë në SHBA do të pushoheshin nga puna.
Dy ish-zyrtarë të lartë të USAID-it vlerësuan se shumica e rreth 4,600 stafit të USAID-it, shërbimi civil dhe personeli diplomatik i SHBA-së, do të vendon në pushim administrativ.
“Kjo administratë dhe sekretari i Shtetit, Rubio janë dritëshkurtër në uljen e ekspertizës dhe kapacitetit unik për t’iu përgjigjur situatave të krizës në SHBA. Kur ka epidemi, kur popullatat zhvendosen, këta ekspertë të USAID-it janë në terren dhe janë të parët që vendosen për të ndihmuar në stabilizimin dhe për të ofruar ndihmë”, tha ish-zyrtarja Marsia Vong.
Departamenti për efikasitet qeveritar (DOGE), i kryesuar nga miliarderi Elon Mask, po udhëheq procesin e zvogëlimit të numrit të punonjësve federalë dhe të premten një gjykatës federal i hapi rrugën administratës Tramp për të vendosur mijëra punonjës të USAID-it në pushim administrativ.