4.1 C
Tetovo
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
BallinaEkonomiESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Paga mesatare neto për muajin dhjetor ishte 43.587 denarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, ka shënuar rritje për 9.0%, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (13.2%), Transporti dhe magazinimi (12.3%) dhe Minierat dhe nxjerrja e gurëve (12.0%).

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Minierat dhe guroret (13.4%), Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse, Ndërtimtaria (7.0%) dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (5.6%).

Paga mesatare bruto në muajin dhjetor ka arritur në 65.582 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments