I nderuari Prof. Vebi Xhemaili, lexova shkrimin Tuaj në lidhje me Konstituimin e SENATIT dhe zgjedhjen e REKTORIT të UT-së Prof. Dr. Fadil Sylejmanit dhe pak u habita pasi që personalitetet që përmendni janë pjesërisht të saktë dhe në atë mbledhje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Partive Politike prej.PDP- z.Sefedin Haruni, PPDSH. z. Menduh Thaçi, PDP- z. Iljas Halimi. Si pjesmarës aktiv të asaj mbledhje dhe personalitete të angazhuar prej fillimi, Myqereme Rusi dhe Arben Rusi, shpresojmë se herët tjera, jo vetëm Ju si i profesionit Historian por edhe kolegë Tuaj mendojmë se duhet të angazhoheni të gjurmoni më shumë për të shpalosur të vërtetën për Themelimin të këtij institucioni që ISHTE shkas dhe ndihmoi në Transformimin në çdo pikpamje zhvillimin të Popullit Shqipëtar në RMV. Në mbledhjen e mbajtur kemi marrë pjesë dhe aty ka pasë një rend dite me të cilin janë vendosë shumë vendime të randësishme për ecurinë e mëtejme të UT -së. U kisha lutë Juve dhe kolegëve Tuaj që shkruani për historikun të institucionit në fjalë të shkruani në bazë të fakteve dhe të vërtetës. Kjo histori ka momente shumë sfiduese por duhet të mundohemi të thuajmë të Vërtetën .
