Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penale kundër tre personave, pasi të njëjtët, në raste të ndryshme, kanë sulmuar policë teksa kanë qenë në krye të detyrës.
Kallëzimi i parë është parashtruar ndaj një 42-vjeçari nga Gostivari.
“SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër R.M.(42) nga Gostivar për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave për siguri”. Më 30.12.2024 në Gostivar, i denoncuari fizikisht ka sulmuar nëpunësin policor i cili ka ndërmarrë veprime zyrtare”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Rasti i dytë i sulmit ka ndodhur nga një 54-vjeçar.