Për 1.180 infermierë dhe 600 specializantë deri në fund të vitit do të ketë punësime të sigurta. Këtë e bëri të ditur sot, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili shtoi se njëzet institucione shëndetësore publike të cilat tashmë kanë përgatitur sistematizime të reja, do të mund të punësojnë menjëherë 300 specializantët, mes të cilëve më të përfaqësuar janë gjinekologët dhe kardiologët. Ministri Taravari, shtoi se vetëm në institucionet shëndetësore të Shkupit do të punësohen rreth 30 gjinekologë specializantë këtë vit.“Punësime do të ketë në kontiunitet, ajo që tani është e sigurte është që 1.180, personal infermierë dhe 300 specializantë në fillim të vitit dhe 300 deri në fund të vitit dhe deri tani në shëndetësi do të ketë saktësisht 1800 punësime dhe ndërkohë do të detyrohemi të kemi kontrata të reja sepse në veçanti kemi mungesë të stafit të infermierëve gjithandej”, deklaroi Arben Taravari – Ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk