-0.2 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKQZ: Votat e mërgatës, ato me kusht edhe të personave me nevoja...

KQZ: Votat e mërgatës, ato me kusht edhe të personave me nevoja të veçanta do të numërohen “në një fazë të mëvonshme”

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë folur se kur do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të mërgatës. Numërimi i votave të kandidatëve tashmë ka filluar, ku po bëhet edhe verifikimi i rezultateve të partive.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, deklaroi se numërimi i këtyre votave do të bëhet në një fazë të mëvonshme, pasi të përfundojnë numërimet në qendrat komunale të votave të kandidatëve për deputetë, shkruan Reporteri.net.

“Lidhur me numrin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, ju njoftoj se numërimi i tyre do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pasi të përfundojnë numërimet në qendrat komunale”, ka deklaruar Elezi.

Ai tha se së shpejti do të dalin me të dhëna për numrin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për secilën komunë, teksa foli edhe për votimin jashtë Kosovës.

“Për numrin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, ju njoftoj se së shpejti do të kemi të dhënat për secilën komunë veç e veç. Ndërkaq, siç e kemi përmendur edhe më herët, për votimin jashtë Kosovës ishin regjistruar 104 mijë e 924 shtetas dhe sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike ku u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025 është 15 mijë e 352. Lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68 mijë e 712 pako me fletëvotime”, tha Elezi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freporteri%2Fvideos%2F2998948906926257%2F&show_text=true&width=267&t=0

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.86 për qind të votave pas numërimit të 97.57 për qind të votave, apo 2 mijë e 522 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 18:32.

Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.45%.

Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%./Reporteri.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments