Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje direkte në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku ai u përgjigjet komenteve të ndryshme të bëra nga qytetarët në rrjetet e tij sociale.
Siç pritej kryeministri u shpreh edhe për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se drejtësia e re ka gjithë besimin e nevojshëm, por tashmë nuk do të heshtë as për kritikat konstruktive që mund të ketë për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.
“Ajo që ishte interesante ishte si u ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe si u turrën për të kërkuar dorëheqjeën time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë, i bufit të vjetër, por edhe ata që të re kanë vetëm moshën. U përndezën nga era e mishit me gjak dhe do të vinë të kërkojnë dorëheqjen time, se u bë deti kos tani dhe o burra të hidhemi te kryeministria.