0.2 C
Tetovo
E martë, 11 Shkurt, 2025
BallinaLajmeVrapçishti dhe Ministria në konflikt kompetencash! Çerdhja në Dobërdoll mbetet pa ushqim...

Vrapçishti dhe Ministria në konflikt kompetencash! Çerdhja në Dobërdoll mbetet pa ushqim dhe energji

Në Dobërdoll të Vrapçishtit, çerdhja “Pranvera” ka mbetur pa rrymë dhe pa ushqim për fëmijët.  Ministria e Politikës Sociale akuzon komunën se me qëllim ka ndërprerë furnizimin me energji dhe ka marrë automjetin që shpërndante ushqimin.

Por a po ndodh kjo për shkak se Ministria për politikë sociale ia ka marrë kompetencat Komunës!? Kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani, mohon përgjegjësinë, duke thënë se ministria ka marrë kompetencat në mënyrë të paligjshme dhe se çështjen e rrymës duhet ta zgjidhë vetë ministria.

Ndërkohë, drejtoresha e emëruar nga ministria thotë se nuk dihet nëse nesër çerdhja do të ketë rrymë apo jo.

Deri sa komuna dhe ministria e politikës sociale të gjejnë një zgjidhje, situata mbetet e paqartë, nëse fëmijët mund të vijojnë edukimin e tyre për shkak të mungesës së kushteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments